Numërimi i votave, reagon Doda: Po na ndalojnë marrjen e mandateve, do...

Numërimi i votave, reagon Doda: Po na ndalojnë marrjen e mandateve, do të përballen me drejtësinë

66
0
Shares

Mesila Doda në një deklaratë për shtyp është shafqur shumë e acaruar teksa akuzoi për tjetërsim votash.
Sipas Dodës, ky veprim po bëhet me qëllim ndalimin e marrjes së një mandati një Tiranë
E dyta në listën e kandidatëve për deputet në Tiranë, Mesila Doda deklaroi para mediave se kjo është një veprimtari kriminale që do të përballet me drejtësinë.
“Në procesverbale po tjetërsohen votat e PDIU. Procesverbalet tona tregojnë ndryshe, por pavarësisht kësaj veprimtarie kriminale, PDIU do t’a marrë një mandat në Tiranë. Përgjegjësit për këtë fushatë kundër PDIU-së do të përballen me forcën e 74 mijë votuesve të papërfaqësuar. Mos të mendojë ndokush që ne do t’a zgjidhim këtë me marrveshje të fshehta 3 orëshe. Kjo veprimtari kriminale do të përballet me drejtësinë.” – deklaroi Doda nga një qendër votimi në njësinë 5 në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY