DOSJE/ Vitet 1921 – 2017, 27 zgjedhjet parlamentare të shtetit shqiptar

DOSJE/ Vitet 1921 – 2017, 27 zgjedhjet parlamentare të shtetit shqiptar

172
0
Shares
Fotoja bashkëlidhur, grupi i deputetëve të Gjirokastrës në vitin 1937. Nga e majta: Jani Melo, Fuat Asllani, Dhimitër Kacimbra, Petro Poga, Hiqmet Delvina, Fejzi Alizoti, Lame Kareco

Nga Kastriot Dervishi

Kastriot Dervishi

Zgjedhjet e djeshme ishin të 27-t në historinë e shtetit shqiptar.
Zgjedhjet në vitet 1921 – 1937 janë zhvilluar me sistemin e tërthortë me zgjedhës të dytë.
Në vitin 1943 zgjedhjet janë zhvilluar në këshillat bashkiakë.
Në vitet 1946 – 1987 zgjedhjet janë zhvilluar duke kandiduar vetëm një subjekt, Fronti Demokratik, maska elektorale e Partisë së Punës.
Në zgjedhjet e viteve 1996, 1997, 2001 dhe 2005 është votuar me dy fletë, një për zonën mazhoritare dhe një për subjektin politik.

Sipas datave të zgjedhjeve dhe përbërjes së trupave legjislative, kronologjina e zgjedhjeve është kjo
-5 prill 1921 – për Këshillin Kombëtar, 78 deputetë
-27 dhjetor 1923 – për Kuvendin Kushtetues, 102 deputetë
-17 maj 1925 – për Dhomën e Deputetëve, 57 deputetë
-17 gusht 1928 – për Asamblenë Kushtetuese, 58 deputetë
-11 nëntor 1932 – për Parlamentin, 58 deputetë
-31 janar 1937 – për Parlamentin, 59 deputetë
-1 tetor 1943 – për Kuvendin Kombëtar, 247 deputetë
-2 dhjetor 1945 – për Asamblenë Kushtetuese, 82 deputetë
-28 maj 1950 – për Kuvendin Popullor, 121 deputetë
-30 maj 1954 – për Kuvendin Popullor, 134 deputetë
-1 qershor 1958 – për Kuvendin Popullor, 188 deputetë
-3 qershor 1962 – për Kuvendin Popullor, 214 deputetë
-10 korrik 1966 – për Kuvendin Popullor, 240 deputetë
-20 shtator 1970 – për Kuvendin Popullor, 264 deputetë
-6 tetor 1974 – për Kuvendin Popullor, 250 deputetë
-12 nëntor 1978 – për Kuvendin Popullor, 250 deputetë
-14 nëntor 1982 – për Kuvendin Popullor, 250 deputetë
-1 shkurt 1987 – për Kuvendin Popullor, 250 deputetë
-31 mars 1991 – për Kuvendin Popullor, 250 deputetë
-22 mars 1992 – për Kuvendin Popullor, 140 deputetë
-26 maj 1996 – për Kuvendin Popullor, 140 deputet
-29 qershor 1997 – për Kuvendin Popullor, 155 deputetë
-24 qershor 2001 – për Kuvendin, 140 deputetë
-3 korrik 2005 – për Kuvendin, 140 deputetë
-28 qershor 2009 – për Kuvendin, 140 deputetë
-23 qershor 2013 – për Kuvendin, 140 deputetë
-25 qershor 2017 – për Kuvendin, 140 deputetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY