Cërrik, ndërpritet votimi, kërcënojnë me jetë nënkryetaren e KZAZ

Cërrik, ndërpritet votimi, kërcënojnë me jetë nënkryetaren e KZAZ

58
0
Shares

Nënkryetaren e KZAZ-së, në fshatin Shalës në Cërrik e kanë kërcënuar me jetë.
Për këtë arsye është ndërprerë votimi në këtë qendër.
Nënkryetarja e KZAZ-së nr.46 shtetasja M.M. ishte thirrur për një çështje pune nga Komisioni i Qendrës së Votimit.
Por ajo jashtë ambienteve të qendrës dyshohet të jetë kërcënuar me fjalë nga shtetasi Y.P., banues në fshatin Shalës, që kishte shkuar për të votuar.
Policia ka bërë shoqërimin e shtetasit Y.P. në ambientet e Komisariatit të Policisë Cërrik për veprime të mëtejshme.
Votimi në këtë qendër aktualisht vijon normalisht dhe pa probleme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY