Tiranë, Task Forca zbulon dhjetëra punësime elektorale në Ujësjellës

Tiranë, Task Forca zbulon dhjetëra punësime elektorale në Ujësjellës

81
0
Shares

Zyra e zv.Kryeministres ka zbuluar dhjetëra punësime të paligjshme në shoqërinë Ujësjellës Knalizime sh.a. Tiranë.
Drejtuesit e Task-Forcës ka referuar në Prokurorinë e Përgjithshme informacionin e verifikuar, se shoqëria Ujësjellës Kanalizime sh.a, ka vartësi direkt nga Bashkia e Tiranës.
Grupi i kontrollit zbuloi se pas datës 26 Maj 2017 janë punësuar 18 shtetas dhe janë larguar 7 në shkelje të Kodit Elektoral .
Informacioni është verifikuar edhe nga Drejtoria e Tatimeve nga e cila kanë ardhur të dhëna mbi punësime dhe largimet rishtazi për periudhën zgjedhore për të gjitha institucionet shtetërore përfshire këtu edhe shoqëritë tregtare me kapital 100 % shtetëror.
Zyra e zv,Kryeministres Mandija njofton se që ka dyshime të arsyeshme që janë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar si dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje parashikuar ne Kodin Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY