Kukës, prefekti tenton të blejë votat, qytetari e dorëzon në Prokurori

Kukës, prefekti tenton të blejë votat, qytetari e dorëzon në Prokurori

140
0
Shares

Prefekti i Kukësit Liman Morina është kallëzuar në Prokurorinë e rrethit Kukës, pasi dyshohet se ka konsumuar në zyrën e tij, veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe shit-blerjes së votës. Një qytetar pretendon përpara organit të prokurorisë dhe policisë së qarkut Kukës se ka një incizim të prefektit Morina duke i ofruar para dhe udhëzuar për votimin. Materiali është marrë në dorëzim nga Oficeri i Policisë Gjyqësore.
Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj i ka kërkuar autoriteteve vendore të policisë së qarkut Kukës të zbardhin rastin me shpejtësi, të ndalojnë të gjitha personat e përfshirë në këtë rast flagrant të shpërdorimit të detyrës, si dhe në vijim të bashkëpunojnë ngushtësisht me prokurorinë e rrethit Kukës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY