FOTO/ Vipat, pjesë e trafikut të drogës, mes tyre dhe këngëtarja e...

FOTO/ Vipat, pjesë e trafikut të drogës, mes tyre dhe këngëtarja e famshme

86
0
Shares

Policia greke ka shkatërruar një bandë trafiku droge në Athinë.
Në pranga ranë 17persona dhe një shqiptar.
Siç raportojnë mediat lokale, policia greke kishte marrë informacione se një kazino shërbente si kamuflim për të shitur kokainën tek klientët VIP. Në fshehtësi dhe me 40 policë civilë policia arrestoi 32-vjeçarin shqiptar, i cili akuzohet si poseduesi i kokainës dhe që furnizonte konsumatorët me lëndë narkotike. Gjithashtu, një grua 45-vjeçare nga Gjeorgjia akuzohet si një nga përgjegjëset kryesore të këtij rrjeti kokaine.
Ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve janë 3 punonjës të lokalit si dhe 13 klientë VIP që blinin kokainën. Në mesin e këtyre klientëve janë disa personazhe të njohura në Greqi. Një këngëtare e famshme, një tjetër këngëtar i njohur, një 69-vjeçar menaxher i një këngëtari, një e moshuar 80-vjeçare etj. Mediat greke nuk kanë bërë të ditur identitetin e tyre.
Kazinoja ku zhvillohej aktiviteti kriminal kishte dy hyrje si dhe ishte i rrethuar nga kamera të shumta sigurie. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi disa doza kokainë. Autoritetet thonë se ky biznes ilegal qarkullonte nga 20 mijë deri në 30 mijë Euro në muaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY