Zbardhen hetimet e zjarrit në Londër: Ja defekti që mori 80 jetë...

Zbardhen hetimet e zjarrit në Londër: Ja defekti që mori 80 jetë njerëzish

85
0
Shares

Më në fund është zbardhur shkaku i flakëve që përfshiu godinën 24 katëshe duke lënë 80 të vdekur.
E gjithë kjo erdhi si pasojë e defektit të një frigoriferi që ndodhej në një nga apartamentet e pallatit. Autoritetet bëjnë me dije se i zoti i apartamentit, një shofer taksie nga Etiopia, ka telefonuar menjëherë emergjencën pasi shtëpia e tij ka nisur të përfshihet nga flakët. Fqinjët tregojnë se ka qenë pikërisht ai i cili ka ngritur alarmin.Pak ditë pas tragjedisë që tronditi Londrën, ku zjarri i tmerrshëm i mori jetën rreth 80 personave, zbulohet shkaku i flakëve që përfshiu ndërtesën 24 katëshe të kullës Grenfell, raporton BBC.
“Ai trokiti në derë dhe tha se kishte rënë zjarr në apartamentin e tij. Sapo kishte kaluar mesnata. Isha në gjumë dhe u zgjova. Zjarri kishte rënë vetëm në ambientet e kuzhinës.” – tregon ajo.
Kujtojmë se e gjithë kulla u përfshi nga zjarri në vetëm 15 minuta dhe shanset për të ndërhyrë ishin pothuajse zero.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY