Policia: Vrasjen e Cukut e porositi një fierak, ja sa e pagoi...

Policia: Vrasjen e Cukut e porositi një fierak, ja sa e pagoi Shallarin

140
0
Shares
Mikel Shallari

Hetimet për vrasjen e ish-drejtuesit të Policisë, Artan Cukut, duket se kanë përcaktuar “rolet” e dy personave që janë shpallur në kërkim prej dy javësh.
Njëri prej tyre është një i afërm i Mikel Shallarit, nga Skrapari, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në krim me autorin e ngjarjes.
Ndërsa personi tjetër, nga Fieri, dyshohet se është porositësi i vrasjes së Cukut, që sipas Policisë njëkohësisht mund të ketë paguar Shallarin e kushëririn e tij.
Dyshimet janë për një pagesë 20 apo 25 mijë euro, por kjo nuk është konfirmuar me prova apo dëshmi nga hetimi i deritanishëm, raporton Panorama.
Të dy këta persona ende nuk janë gjetur, të paktën gjatë operacioneve të zhvilluara nga Policia brenda territorit të Shqipërisë. Në fakt, që në momentin e identifikimit të tyre, Policia tha se ata e kishin kaluar kufirin e Shqipërisë.
Megjithatë, kontrollet në Jug të vendit, por edhe më gjerë, vijuan për të përjashtuar çdo mundësi apo dyshim që ata mund të ndodheshin sërish këtu.
Në këto rrethana, edhe pse zyrtarisht nuk është bërë ende shpallja e tyre në kërkim ndërkombëtar, Policia e Shtetit u ka nisur një shkresë zyrave qendrore të Interpol, për ndalimin e tyre për llogari të hetimit që po kryhet në Shqipëri në lidhje me vrasjen.
Nuk dihet saktësisht vendi se ku strehohen këta persona, për këtë arsye ata do të kërkohen në vendet e BE-së, por edhe në disa vende të rajonit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY