Durrës, hidhet në erë zyra elektorale e një force politike

Durrës, hidhet në erë zyra elektorale e një force politike

64
0
Shares
foto ilustruese

Një zyrë elektorale e një force politike është hedhur në erë.
Bëhet fjalë për zyrën e LSI-së, në qytetin e Durrësit.
Ngjarja nodhi mbrëmjen e kaluar në lagjen nr.18.
Nga shpërthimi si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Policia nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit po kryejnë të gjitha veprimet e duhura hetimore me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI
Ne datë 23.06.2017, Policia u njoftua se gjatë natës, në lagjen Nr. 18 kanë vendosur dhe shpërtheu një sasi lënde plasëse, në pjesën hyrëse të zyrës elektorale të nje subjekti politik.
Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe u shkua në vendngjarje.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u evidentua se ishte vendosur një sasi e vogël lënde shpërthyese dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Për veprime më të specializuara në lidhje me llojin dhe sasinë e lëndës plasëse po kryhen veprimet nga ekspertët antieksploziv.
Uniformat blu nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit po kryejnë të gjitha veprimet e duhura hetimore me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY