VIDEO/ Flet Zëvendëskryeministrja Mandija: Asnjë shkarkim i padrejtë, disa raste janë referuar...

VIDEO/ Flet Zëvendëskryeministrja Mandija: Asnjë shkarkim i padrejtë, disa raste janë referuar në prokurori

87
0
Shares

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht drejtuesja e Task Forcës për monitorimin e zgjedhjeve, Ledina Mandija, thotë se deri më sot nuk është bërë asnjë shkarkim i padrejtë për sa u përket punonjësve te administratës që kanë marrë pjesë në fushatë.
Në një intervistë për TV Klan, Mandija sqaron se të gjitha rastet kanë prova të pakundërshtueshme, të cilat nëse kanë pasur brenda dhe konsumimin e veprës penale janë referuar në prokurori.
Mandija i jep përgjigje edhe Ilir Metës, i cili e quajti disa ditë më parë Task Forcën si një “Gestapo që po heq nga puna njerëzit”.
Ajo sqaron se Task Forca ka bërë edhe verifikime për akuzat e Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me implikimin e kreut të Policisë së Shtetit me persona të cilët merren me tregtinë e kanabis-it, por për këtë nuk është gjetur asnjë provë.
Në një muaj punë, Task Forca nuk ka gjetur asnjë rast ku paratë e kanabisit të jenë përdorur për blerjen e votës.
Mandija thotë se i është tërhequr edhe vëmendja kreut të Bashkisë së Kamzës pas publikimit të videos së kryeministrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY