GRAFIKËT/ Shqipëria dhe Estonia kryesojnë Europën për rritjen e çmimeve

GRAFIKËT/ Shqipëria dhe Estonia kryesojnë Europën për rritjen e çmimeve

195
0
Shares

Inflacioni në Shqipërisë sipas metodologjisë së Eurostat ka pësuar rritjen më të madhe në rang europian edhe në muajin maj 2017. INSTAT publikoi sot se, ndryshimi vjetor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në Maj 2017 është 3,4 %.
Deri në muajin prill Shqipëria ishte vendi i parë në rang europian për ritmin më të lartë të rritjes së çmimeve, por në maj u rendit në vendin t dytë pas Estonisë.
Sipas INSTAT, ky ndryshim, është ndikuar kryesisht nga rritja vjetore e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,4 %, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,1 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2,4 %, “Transport” me 2,3 %, etj.
Ndërsa, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 2,0 %, pasuar nga grupi “Mobilje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 1,2 %. Në Maj 2017, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -1,6 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije”.
Në fillim të këtij viti për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me EurostatII, janë ndërmarrë hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Evropian (KE), nr 2494/95, të datës 23 tetor 1995. inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar”, nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së, zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.
Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin.
Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa te ajo e IÇK-së (8.44% e totalit). Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e IÇK-së. Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm.
Në përfundim, nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%).
Zërat e shportave përkatëse në rastin e Shqipërisë. IÇK-ja përmban 332 zëra; IHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës).
IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF); IHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) janë Llogaritë Kombëtare “Shpenzimet Monetare të Konsumit Final të Familjeve (HFMCE)”.

Grafik- ndryshimi ne grupet kryesore

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY