Basha rrëfen programin me detaje: Do çlirojmë ekonominë e Shqipërisë

Basha rrëfen programin me detaje: Do çlirojmë ekonominë e Shqipërisë

65
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha tha sonte në studion e Arena nga Dritan Hila në Ora News se programi ekonomik i vendit sipas PD do ta clirojë ekonominë nga stresi që i ka shkaktuar qeveria PS-LSI.

Hila: Ka aludime se ndryshimi i listave të kandidatëve për deputetë që ju keni bërë ka pasur një lloj reagimi në bazën e PD.

Basha: Ka pasur vërtet, ka një shumëfishim të njerëzve në mitingjet tona. Njerëzit presin atë që është normale në ciklin politik të çdo partie në Europë, riciklim të elitave. Nuk ka kuptim të shkohet në çdo fushatë me një ekip, duhet ripërtërirë.Këtë kam bërë, kam ripërtërieë ekipin për të ripërtërirë nesër me energji të shumëfishuara shtetin shqiptar për ta vënë në shërbim  të qytetarëve dhe axhendës së qytetarëve që është ekonomia. Të tjerat janëtë gjitha siç e thamë dhe sot në Lezhë me fjalët e At Gjergj Fishtës, dokrra hini për të heqë vëmendjen nga ekonomia e vendit. Për këtë do të vendosin shqiptarët të dielën. Reforma në drejtësi u krye, zbatimi i saj është i pandalshëm.Institucione të forta që u shërbejnë qytetarëve absolutisht që do të vinë. Me datë 25 qershor vota është për ekonominë. Do të kemi një ekonomi të fortë, me taksa të ulëta, që është e vetmja  mënyrë për të thithur investime të brendshme dhe të huaja apo jo? Do kemi një ekonomi ku paratë e qytetarëve nga këto taksa të ulëta do të destinohen për qytetarët apo do shkojnë prapë për një grusht njerëzish për fasada.

Plani i PD për ekonominë dhe premtimi për rritjen e pensioneve

 

Hila: Do ju pyes dhe për ekonominë, pak kanë folur kandidatët, ju e keni përmendur.

 

Basha: Janë pa plan. Edi Rama dhe Ilir Meta nuk kanë një plan për ekonominë.

 

Hila: As PD nuk e ka nxjerrë akoma planin për ekonominë në faqen e saj zyrtare.

 

Basha: Absolutisht e kemi botuar që në fillim fare kur janë bërë konsultat para një viti e gjysmë. 120 faqe është sinteza e 22 programeve të veçanta për ekonominë të diskutuar në grupin parlamentar në qershor para një viti. Së fundi kjo është sinteza me vulat e ekspertëve gjermane. Edhe sot media gjermane ëeb.de, thoshte se programi ekonomik i Lulzim Bashës dhe PD është hartuar me ndihmesën dhe mbështetjen e CDU-së së Angela Merkel, natyrisht në kontekstin shqiptar. Dëgjova sot Edi Ramën që si gjithmonë sulmon programin tim ekonomik, thotë mos dëgjoni programin se ai program funksionon në Gjermani dhe jo Shqipëri.Është e pavërtetë. Tregon mosdije totale dhe demagogji.Nuk ka ekonomi që rritet me taksa të larta dhe taksat në Shqipëri janë më të lartat në rajon ndërkohë që rrogat janë më të ulëta, fuqia blerëse është më e ulët, ekonomia është në nivelin më të ulët në raport edhe me Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën. Për të mos përmendur ekonomitë më të mëdha të rajonit, Serbinë, Kroacinë, Slloveninë, Greqinë, Bullgarinë, Rumaninë. Në vendin me të ardhura më të ulëta ti ke taksat më të larta, çmimin e naftës e ke më të lartin jo në rajon por ndër më të lartat në Europë, çmimin e energjisë e ke më të lartin. Si do rritet ekonomia?

 

Hila: Përfshihen dhe taksa të tjera.Mos harrojmë se në Itali tek çmimi i naftës është përfshirë dhe taksa e reparacioneve të Libisë për një luftë 70 vjet përpara.

 

Basha: E kemi bërë ne këtë dhe nuk do të ndryshojë kjo, por pse e shtoi 240 lekë për litër? Ne në qeverisje vumë taksën e qarkullimit tek çmimi i naftës, por pse duhet të shtojë 240 lekë për litër, pse duhet bërë gjaku i ekonomisë më i shtrenjti në Ballkan? Si do rritet ekonomia?Tani ka nxjerrë planin ekonomik ky, ja ku është plani ekonomik i Edi Ramës dhe shiko pak. Këta të tre, ky premtoi 300 mijë vende pune në 2013. Ky nuk gjen dot as tre veta të puënsuar ti nxjerrë në broshurë, janë të tre manekinë të huaj të marrë nga një faqe që ofron shërbime, nga 1 dollarë fotografia. As tre persona të vërtetë të punësuar nuk gjeti dot. Kjo sepse nuk kishte plan, se kishte prioritet ekonominë, po ta kishte minimumi nuk do rriste taksat, do ndihmonte biznesin të krijonte vende të reja pune nuk do i vërsulej sipërmarrjes së vogël.Nuk do rriste çmimin e naftës dhe energjisë.

 

Hila: Ku do ti gjeni paratë për të rritur pensionet, më i ulëti keni thënë se do jetë 25 mijë lekë?

 

Basha: Pensioni minimal do jetë 25 mijë lekë në fund të katër viteve të para dhe paratë do të gjenden dhe paratë do të gjenden përmes dy rrugëve: Vetë rritja ekoniomike që ka ky plan, i vetmi plan i hartuar sipas nevojave të Shqipërisë dhe mundësive të Shqipërisë nga ekspertët më të mirë të ekonomisë i mbëshetur nga Europa dhe SHBA. Taksat e ulëta, ulja e çmimit të naftës dhe energjisë çfarë do të bëjnë? Do të gjenerojnë punësim, konsum, prodhim. Shqipëria e ka kthyer dhe më përpara rrotën e ekonomisë ku ka provuar një klimë miqësore me biznesin, prodhuesit. Është sipërmarrja e vogël, fermerët, sipërmarrja e madhe, janë investimet. Nëse nuk kemi investime nuk ka vende pune. Investimet po të jenë në sektorë që garantojnë rritje si teknologjia e informacionit, energjia, turizmi apo vetë sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit do të krijojnë shumë vende pune për shqiptarët që sot largohen nga vendi dhe duan të largohen sepse nuk ka vende pune. Rritja ekonomike është objektivi numër një i këtij plani, ekponominë e fortë e krijojnë vetëm taksat e ulëta. Janë thelbësore për të tërhequr investimet. Ky me taksat më të larta në Ballkan thotë do të rris ekonominë, ekonomia shkoi në gropë.56% e shqiptarëve sot duan të largohen, arsyeja kryesore është ekonomia që ky as nuk e përmend. Faktori i dytë është disiplinimi i shpenzimeve.Sot KLSH ka denoncuar se 2.8 mld euro në katër vite janë abuzime të shtetit. Nga të cilat kemi një megaabuzim që është CEZ, 600 mln euro aferë. Kemi 300 mln euro shpenzime për qeverinë, zyra, llamburisin zyrat e shtetit. Isha në Cërrik, po të mbyllësh sytë dhe të shikosh vetëm Bashkinë të duket sikur je në Versajë por nuk je.Kanë harxhuar 600 mln lekë në një qytet ku një familje jeton me 2300 lekë.Ky është krim.Do marrë fund me republikën e re. Me mua Kryeministër nuk do të ketë më palma 600-900 euro kur ke familje që nuk kanë bukë të hanë, nuk do kesh më fishekzjarre 400 mijë euro për një vepër akoma të papërfunduar.Do marrin fund shpënzimet për qefet dhe tekat e Kryeministrit, palmat që janë tharë, pllakat që janë thyer, kullat si ajo në Korçë që nuk kanë asnjë vlerë për qytetin. Do të marrin fund koncesionet korruptive, 550 mln euro kanë lidhur kontrata për koncesione korruptive.

 

 

Hila: Çfarë do të bëni me kompanitë publike? Damian Gjiknuri ka thënë se do të privatizojmë OSHE-në dhe kompanitë e prodhimit të energjisë.

 

Basha: Strategjia e privatizimeve është një strategji që Partia Demokratike. Ajo mund të jetë vetëvrasëse nëse kryhet në afera korrupsionit dhe plaçkitjes.

 

Hila: Pse duhet ta bëni kur ajo është fitimprurëse?

 

Basha: Ka pro dhe kundra. Bie fjala privatizimi i OSHE-së nuk është tabu. Në qoftë se kryhet për të favorizuar një parti apo klan oligarkësh kjo është e dëmshme për shqiptarët. Duhet të jetë pjesë e një vendimmarrje konsensuale për interesat e vendit. Me fjalë të tjera, kjo është publike dhe unë e shes. Bie fjala do të bëjë palma. Vendimi nuk do të më takoj vetëm mua. Një pjesë e tyre duhet të shkojë për fondin e pensioneve, nëse themi që fëmijët e shqiptarëve duan shkolla, atëherë duhet të shkojë për ta. Bota ka ndryshuar dhe të vetmit që nuk kemi ndryshuar jemi ne. Detyra e qeverisë është për hapje të vendeve të punës. Ka shtete që kanë bërë luftë për vende pune. Ne nuk po themi që do të hapim luftë me armë, por do të ulim taksat. Si ka mundësi të Republika Sërbska që nuk është as shtet thith investime të mëdha dhe strategjike. Ata i kanë ofruar investitorëve strategjikë oferta të pa refuzueshme. Pagesa për kontributet shoqërore për 10 vite, trajnime. Shteti nuk vjel më taksa, sepse si do të vjelësh taksa nga qepenat mbyllur. Sikur një person të kishin punësuar, i bie 26 400 të shpunësuar për shkak të terrorit dhe taksave totale, pra mungesë totale të planeve nga Edi Rama. Kjo është arsyeja se pse Edi Rama refuzon debatin. Nuk ka plan, premtim i pambajtur dhe prapë vjen me plane pak të ndryshuara, të cilat nuk do t’i mbajë.

 

Hila: Janë investuar 600 milionë euro.

 

Basha: Palmat janë tharë, pllakat janë thyer. Kulla e Korçës që është një turp nuk kanë sjellë asnjë investime. Kështu kanë ikur me preventivë të fryrë, të gjitha në xhepin e një grupi miqsh të kryeministrit. Ne mund të kishim siguruar ujë të pijshëm me gjysmën e parave për të gjithë Shqipërinë.

 

Basha: Rama zhduku raportin e Deloitte për borxhin

 

Hila: Meta tha se për vonesat e Bay-Passit të Fierit dhe i Vlorës dhe Rruga Tiranë-Elbasan ka ardhur për shkak të dobësisë së kontratës së nënshkruar nga ju.

Basha: Këta flasin si opozitarë. S’ka më qeveritar Shqipëria. Opozitar Rama, opozitar Meta. Pa votat e Metës nuk qeveriste dot. Këta kanë qeverisur për 4 vite. Kush e ka fajin që erdhi ekonomia në gropë? Kush kishte prioritet që paratë e shqiptarëve i çoi për palma.

 

Hila: Kemi shlyer 720 milionë borxhe…

 

Basha: Gënjen. E zhdukën raportin e Deloitte. 220 milionë i ka nxjerr. Ky është korrupsion dhe do të hetohet edhe kjo. Premtoi ujin dhe bëheshe sepse planet për të ndërtuar ujësjellësin në nivel kapilar ishin gati. Ka dhënë subvencione vetëm për 45 veta. Me 100 milionë euro në vit do t’i japim fund turpit të Evropës. Edi Rama ka vetëm premtimet dhe nuk ka plan. Prandaj dështoi. U ul në sofër dhe mblodhi ato lekë dhe vu koncesione, palma dhe rilindje urbane. Aq sa premtoi vende pune, aq u larguan shqiptarët. Pse duan të ikin shqiptarët? Prej ekonomisë. Ekonomia është kryesorja. Politika e ka humbur me të drejtë zhvleftësimin e fjalës. Kjo është arsyeja se pse unë dola me një plan të certifikuar nga Gjermania.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY