BE, 1.5 milionë vende pune, procedura te portali i punësimit

BE, 1.5 milionë vende pune, procedura te portali i punësimit

162
0
Shares

Bashkimi Europian ofron pothuajse 1 milion e gjysmë vende pune, për të cilat mund të aplikojnë jo vetëm shtetasit nga vendet e unionit, por edhe qytetarët nga Shqipëria e çdo vend tjetër.

Në faqen e dedikuar punësimit, e cila mbledh të dhëna nga të gjitha zyrat e punës të unionit, pasqyrohen të gjitha pozicionet e lira. Shumica e vendeve vakante ndodhen në Gjermani dhe ofrojnë një kontratë të përhershme pune me kohë të plotë.

Në kategorinë e profesioneve të cilat konsiderohen shumë të thjeshta, ka rreth 147 mijë vende të lira pune. Këto përfshijnë detyra si: punëtorë në agrikulturë, pylltari dhe peshkim; pastrues dhe ndihmës; asistentë në përgatitjen e ushqimit; punonjës në ndërtim, miniera, transport dhe manifakturë; punonjës të pastrimit të qytetit; etj.

Nëse do të përfshinim vetëm pozicionet që kërkojnë vetëm arsimin e detyruar, ose pa arsim të nevojshëm, si edhe punëdhënës që ofrojnë punë edhe për vendet jashtë BE, pa eksperiencë të mëparshme të nevojshme, atëherë do të mbeteshin një numër i bollshëm prej 120 mijë vendesh pune vetëm në kategorinë e punëve të lehta.

Duke marrë shembull një kërkesë të rastësishme, një punëdhënës në Gjermani ofron këtë pozicion vakant në sektorin e ndërtimit:

Kërkesat: eksperiencë në sektorin e ndërtimit, aftësi të mira në zanat, të jetë i motivuar dhe i besueshëm

Oferta: orar i plotë, 40 orë në javë, kontratë e përhershme, 10,95 euro/orë në varësi të kualifikimit.

Vende të tilla pune janë me mijëra, të përshtatshme me tipologjinë e formimit edukativ ose profesional të individit.

Për të përfituar në mënyrë më maksimale nga këto oferta pune, SCAN ju këshillon të regjistroheni falas në portalin e punësimit, duke plotësuar të dhënat tuaja të përgjithshme, e më pas CV-në që ju ndihmon të merrni ofertat më të përshtatshme.

Pasi të gjeni vendi e punës që ju përshtatet më shumë e të arrini një marrëveshje me punëdhënësin, atëherë ju mund të aplikoni për kartën blu, e cila ju lejon të jetoni dhe punoni në Bashkimin Europian.

Portali Europian i Punësimit ofron versione në disa gjuhë, përfshirë anglisht, gjermanisht, italisht dhe greqisht, në mënyrë që të shfrytëzoni sa më mirë potencialin e tij.

Ndërkohë numri i pozicioneve vakante në sektorët e tjerë është gjithashtu u lartë. Në sektorin e shërbimeve dhe shitjeve ofrohen 145 mijë vende pune pa arsim të detyruar dhe eksperiencë pune; 227 mijë vende pune ofrohen në sektorin e industrisë së prodhimit dhe përpunimit, 11 mijë vende vakante për punonjës të specializuar në agrikulturë, peshkim dhe pylltari.

Kërkesat më të larta në Europë gjithsesi mbeten për profesionistë në fushën e mjekësisë, shkencave, teknologjisë, inxhinierisë, informatikës dhe matematikës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY