Veliaj inauguron 400 metrat e para të Projektit të Bashës për Bulevardin...

Veliaj inauguron 400 metrat e para të Projektit të Bashës për Bulevardin e Ri

66
0
Shares

Bashkia e Tiranës dhe qeveria inauguruan sonte një pjesë të Bulevardit të ri, filluar që prej kohës kur Basha drejtonte bashkinë e Tiranës.

 

Janë rreth 400 metra të përfunduara të këtij bulevardi që të hapen tanimë për qytetarët.

 

“ Besoj se ky është një tjetër shembull për të gjithë ata që mendojnë se vota nuk vlejnë. Të gjithë ata që mendojnë se nuk ia vlejnë të votosh sepse në fund fare janë të gjithë njësoj. Meritat për këtë vepër fantastike i takojnë lali Erit dhe ekipit të tij. Lali Erin si Erion e lindi nëna dhe si kryetar bashkie e polli vota.”

 

Të gjithë ata që thonë se nuk ia vlen të votosh, duhet të hapin sytë. Është bërë modë nga top-modelet e kazanit që politikanët janë të gjithë njëlloj. Politika nuk ka lindur për të bërë keq, ka lindur për t’u dhënë njerëzve mundësi që së bashku për të bërë të mundura gjëra që vetëm nuk i bëjnë dot.” tha Rama

“Ne kemi nevojë për këtë mbështetje edhe në dy vitet që do vijnë edhe në vitet e tjera që puna në Tiranë të mos ndalojnë, të mos përsëritet historia e bllokimeve. Ne na duhet mbështetja e Edi Ramës për të përfunduar 17 shkolla të tjera, terminalin perëndimor, kopshtin botanik. Tirana nuk ka kohë për të humbur.  Nëse mendoni se Tirana është qytet më i mirë na jepni mundësi për të vijuar punën duke votuar numrin 2.” deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

 

Projekti i nisur nga Basha u bllokua në vitin 2013 sapo Rama u bë Kryeministër, duke ndaluar për më shumë se dy vjet avancimin e ndërtimit të Bulevardit për shkak se hoqi dorë si garant i një kredie të siguruar nga një vend mik arab.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY