Berat, Basha: Ndryshimi i madh po vjen, ndajeni planin tonë ekonomik derë...

Berat, Basha: Ndryshimi i madh po vjen, ndajeni planin tonë ekonomik derë më derë

69
0
Shares

Lulzim Basha u tha qytetarëve të Beratit sot të mbledhur në mitingun përmbyllës të fushatës, që të dalin derë me derë, të përhapin lajmin se ndryshimi i madh po vjen.
Basha tha se ai është gati të jetë kryeministri i njerëzve, i halleve të tyre, i kërkesave të tyre. Kryeministri që do ndezë motorrin e ekonomisë, sepse ka një plan që do hapë vende pune, që do sjellë investime, do rrisë konsumin e prodhimin në vend.
“Ne kemi planin, ne kemi vendosmërinë, ne kemi mbështetjen. Edi Ramës nuk ia blen askush premtimet për herë të dytë. E ka kuptuar edhe vetë. Ndaj refuzon çdo përballje. E di se në një përballje dhe një debat do ti duhen vetëm 5 minuta ti bjerë të fikët para meje dhe para gënjeshtrave të tij. Jo vetëm i ka të shkurtra gënjeshtrat e tij, por nuk e mbajnë as gjunjët më. 1 muaj i iku debatit dhe tani do të zëvëndësojë debatin për hallet tuaja me cic-micet me mua. Kjo nuk ka për të ndodhur. Një timon fëmijësh t’ia blejmë tek tregu e ta largojmë njëherë e mirë se Shqipëria nuk ka nevojë për një kryeministër që mendon vetëm për veten e tij e pushtetin e tij. Mendon vetëm qefet dhe tekat e tij, që nuk ndan prioritetet e qytetarëve por ka vetëm prioritetet e tij. Sepse kjo nuk është lojë. Kjo është jeta e shqiptarëve. Këto janë miliardat e shqiptarëve dhe nuk mund të përfundojnë si xhixha loje për palma e për fasada, e për tendera e koncensione korruptive. Ndaj me 25 Qershor, na duhet e do të kemi një plan, një ekip dhe një kryeministër që do të ndezë motorrin e ekonomisë. Ky do të jem unë, kryeministri i njerëzve punëtorë të Beratit, Kuçovës, Urës Vajgurore, Poliçanit, Çorovodës dhe gjithë Shqipërisë. Jam gati me mbështetjen tuaj ta nisim punën e madhe që na pret, punën e vërtetë për ndryshimin e vërtetë që do të doni e do të keni në familjet tuaja”, tha Basha.
Kryedemokrati tha se plan i tij ekonomik do rrisë konsumin, prodhimin, do rrisë pensionet, do sigurojë shkolla të mira me drekë për fëmijët e shqiptarëve dhe do garantojë mbështetje për nevojtarët.
“Ndaj këto 5 ditë, që nga ky moment, kur të ndahemi nga ky miting i jashtëzakonshëm, gjithsecili prej jush gjeni dhe afroni 5 të tjerë. Jo ata qindra e mijëra që tashmë i kemi në mesin tone, por 5 të tjerë nga ata të heshtur, kokëulur. Merrini dhe jepuni nga kurajoja juaj. Ndriçojini me programin dhe planin tonë ekonomik. I tregoni se ne do ti ulim taksat, se ne do ta ulim TVSh-në, se ekonomia do të ringjallet dhe se rritja ekonomike do të garantojë punë dhe punësim, se rinia do të ketë 10 mijë stazhe të paguara dhe se me të ardhurat e shtetit kurrë më nuk do të bëhen lojëra, fasada, palma, tendera e koncesione korruptive, bileta avioni 2.5 milionë euro në muaj për qeveritarët e shpenzime pa fund për ata. Por ne do të bëjmë 3 gjëra të rëndësishme këto 4 vite të para; rritjen e pensioneve, shkollat sipas modelit europian me orare europiane dhe drekën e paguar nga shteti, dhe rritjen e ndihmës ekonomike për të gjitha familljet në nevojë. Ndajeni planin tonë, shpërndajeni frymën tonë të fitores. Fitorja po vjen, askush nuk e ndal dot”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY