Rama sulmon LSI duke i rënë nga Hipoteka

Rama sulmon LSI duke i rënë nga Hipoteka

52
0
Shares

Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme ndodhej në Vorë, ku takoi mbështetës të PS.
Por nuk ka hezituar të sulmojë LSI-në.
Sipas Ramës, qeveria ka legalizuar falas objektet pa leje të qytetarëve, por ata nuk e regjistrojnë dot pronën pasi Hipoteka, e drejtuar nga një parti tjetër, siç tha ai, i mban peng.
Ky ishte dhe argumenti i kreut qeverisë pse PS duhet të qeverisë e vetme pas 25 qershorit, pa pasur nevojë për aleatë në bashkëqeverisje.
Pronat e paregjistruara në Hipoteka, premtoi Rama, qeveria do t’i kthejë në titull pronësie brenda vitit.
“Me votat tuaja vijnë në Tiranë dhe thonë tepsia, ku është tepsia. Nëse ne do kishim fuqinë nga njerëzitm, nuk do kishim sot këtu në Vorë, 3 mijë njerëz, familje, që kanë marrë lejen e elgalizimit dhe nuk marrin dot hipotekën. S’do kishim këtu një zonë kadastrale të paregjistruar. Ju shisni toka dhe ato nuk janë të regjistruara. Nëse do na jepni besimin, do kemi një sistem tjetër, të përqendruar në agjenci të pronës së patundshme, ku do jenë bashkë komisioni i kthimit të pronave, hipoteka dhe ALUIZNI dhe nuk do ketë më histori ta jep njëri, s’ta lëshon tjetri, ta mban peng një tjetër. Se e kanë ndarë votën në tre pjesë, jepja njërit hipotekën, e mban partia e tij, jepja ALUIZNI-n, e mban partia e tij. Na ka qëlluar që Lame është pa parti dhe ua ka dhënë të gjithëve. Ta ndajmë këtë.
Ne u japim legalizimet dhe nuk e regjistrojnë dot pronën në Hipotekë, sepse hipotekën e ka dikush tjetër. Ne do ua bëjmë titull pronësie, 40 mijë legalizimet që nuk i regjistroni në hipoteka, brenda vitit. Votoni PS-në dhe do marrë fund historia e regjistrimit të pronës. Çdo pronë do regjistrohet dhe çdo titull pronësie do i dorëzohet pronarit”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY