Meta deklaron: Do armatos popullin! Reagon policia e shtetit

Meta deklaron: Do armatos popullin! Reagon policia e shtetit

107
0
Shares

Policia e Shtetit ka reaguar pas dejklaratave të forta që presidenti i zgjedhur i vendit, Ilir Meta bëri nga Lezha, teksa vizitoi kryeplakune dhunuar, mbështetësin e LSI-së.
Në një reagim pas kësaj dekarate, Policia e Shtetit shpreh “keqardhje për sulmin nga ana e një lideri politik’.
Sipas Policise se Shtetit, “Pretendimet e personit të goditur po vazhdojnë të hetohen, por nuk ka asnje provë për prapavijën politike të incidentit”.

Reagimi i Policisë së Shtetit

Keqardhje për sulmin e sotëm mbi Policinë e Shtetit nga ana e një lideri politik, lidhur me incidentin e ndodhur në Lezhë.
Ashtu sikundër e ka komunikuar me transparencë të plotë më parë, Policia e Shtetit përsërit se ka kryer të gjitha veprimet hetimore dhe nuk ka asnjë provë për prapavijën politike të incidentit.
Pretendimet e personit të goditur po vazhdojnë të hetohen. Por mbetet fakti që në deponimin e tij ai ka folur për persona të panjohur dhe nuk ka raportuar asgjë konkrete që të ngrihet dyshimi i arsyeshëm se incidenti është i motivuar politikisht.
Policia e Shtetit do të vazhdojë të kryeje me përgjegjshmërinë më të lartë profesionale detyrën e saj kushtetuese e ligjore dhe u bën thirrje të gjitha subjekteve e liderëve politikë të shmangin çdo përfshirje direkte ose indirekte të Policisë së Shtetit në retorikën e tyre elektorale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY