Lindita Nikolla ndjen keqardhje, i përgjigjet Erisa Xhixho: Meta sulmoi policinë e...

Lindita Nikolla ndjen keqardhje, i përgjigjet Erisa Xhixho: Meta sulmoi policinë e krimit dhe jo Policinë e Shtetit

57
0
Shares

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, znj. Erisa Xhixho i është përgjigjur kandidates së PS, znj. Lindita Nikolla, pas deklaratës së kësaj të fundit se ndjeu keqardhje për sulmin ndaj Gjinit.
“E keqardhur për ngjarjen e shëmtuar ndaj Gjovalin Gjinit. I jam pranë dhe i uroj shërim të shpejtë.
‪Organet e rendit të zbardhin ngjarjen dhe dënojnë autorēt. Partia Socialiste e vendosur pēr të vijuar me standardet demokratike dhe qytetare fushatën në Lezhë, si kurrë më parë.”, tha Nikolla.

“Ilir Meta ka sulmuar policinë e drogës dhe të krimit dhe jo Policinë e Shtetit. Të gjithë policët në Shqipëri e dinë që Meta ka qenë mbështetësi më i madh i Policisë së Shtetit në ditët e saj më të vështira, kur është sulmuar nga banditët e kriminelët. Policia e Shtetit duhet të ishte distancuar dje nga deklarata e paligjshme dhe e papërgjegjshme e Edi Ramës që i bëri thirrje për të mbledhur vota për Rilindjen.
Nuk mund të ketë zgjedhje të qeta në Lezhë aq kohë sa në krye të komisariatit është kushëriri i kandidatit të dytë në listën e Rilindjes në Dibër, i vendosur aty për arsye politike, për të favorizuar Rilindjen dhe personat në kërkim të Rilindjes që nuk i kap policia, për të menaxhuar plantacionet e kanabisit dhe për të ushtruar dhunë ndaj atyre që nuk votojnë rilindjen.
Policia e Shtetit të ndahet nga policia e drogës dhe e dhunimit të zgjedhjeve.
Koha kur Lezha qeveriset nga bandat po mbaron! 25 qershor, dita e gjykimit të madh për të ndëshkuar me votë bandat dhe frymëzuesit e tyre politik, po afron.”- ka përfunduar Xhixho.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY