Kukës, mbanin drogën në hotel, arrestohen dy persona

Kukës, mbanin drogën në hotel, arrestohen dy persona

366
0
Shares
Foto Ilustruese

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës,kanë arrestuar dy persona pasi ju gjetën drogë në dhomat e goteli ku po qëndronin.
Konkretisht bëhet fjalë për shtetasit:
-Jetmir Dema, 32 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, Kukës.
-Erjon Nezaj, 22 vjeç, banues në fshatin Perollaj, Has.
Arrestimi i shtetasit Jetmir Dema, u bë pasi:
Më datë 16.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në lokalin e tij në aksin rrugorë Kukës-Morin, në një prej dhomave të katit dytë, që përdoret si hotel, u gjetën dhe u sekuestruan 14 gram lëndë narkotike e llojit Canabis Sattiva, një paisje që shërben për peshimin dhe amballazhimin e lëndës narkotike “VACUM-PUMP”, një peshore elektronike.
Materialet i kaluan Prokurorisë Krimeve të Rënda Tiranë, për veprat penale” Trafikim të lëndeve narkotike” dhe “Mbajtja, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike”, parashikuar nga nenet 283/a dhe 285 të K.Penal.
Ndërsa, arrestimi i shtetasit Erjon Nezaj, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në mjetin tip “Benz”, që drejtohej nga ky shtetas, në hyrje të qytetit të Krumës, i’u gjet dhe u sekuestrua 66 gram lëndë narkotike e llojit Canabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale”Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY