Krujë, operacion antidrogë, asgjësohen 850 bimë narkotike

Krujë, operacion antidrogë, asgjësohen 850 bimë narkotike

81
0
Shares

Në kuadër të planit të veprimit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe informacioneve të grumbulluara nga Strukturat Policore, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë Publike, Komisariatin e Policisë Krujë dhe FLO, ditën e sotme u zhvillua operacioni policor për kontrollin e territorit me monitorim nga ajri dhe toka për parandalimin, evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike.
Gjatë monitorimit dhe kontrollit të territorit nga ajri me anë të helikopterit të Policisë dhe nga toka me Shërbime Policore, u konstatuan disa vende, zona të pyllëzuara, të hapura rishtaz me gjithsej 850 bimë narkotike të dyshuara, të llojit Cannabis Sativa.
Bimët e konstatuara janë filmuar dhe fotografuar, ku edhe u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Vijon puna për identifkimin dhe kapjen e autorëve.
Operacioni i monitorim – kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, do vijojë edhe në ditët në vazhdim nga ajri dhe toka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY