Kandidati i LSI i sulet ministrit: Është shantazh ndaj LSI-së

Kandidati i LSI i sulet ministrit: Është shantazh ndaj LSI-së

58
0
Shares

Kandidati i LSI-së për deputet në qarkun e Shkodrës, Dritan Ylli ka reaguar ashpër sot ndaj vendimit të ministrit teknik të Drejtësisë për nisjen e hetimit për një skemë informale punësimi në Shkodër. Ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka kërkuar hetim ndaj kandidatit Ylli, deputetit Çela dhe koordinatorit të Lëvizjes Socialiste për Integrim për Malësinë e Madhe për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Përmes një deklarate për mediat, Ylli e paralajmëron Bardhin se do të japë llogari para drejtësisë.

“Genjeshtrat, shpifjet dhe mashtrimet e Ministrit te Drejtesise, nuk mund te fshehin gjendjen katastrofike te PD ne Shkoder, te krijuar nga perjashtimi i figurave kryesore te saj. Gjithshka thuhet ne adrese te kandidateve te LSI ne Shkoder, eshte vetem nje sajese e turpshme dhe nje spekullim, qe kerkon te mbuloje ministri i paditur per shkarkimet e paligjshme. Ministri i Drejtesise do te jape llogari per te gjitha shkeljet e ligjit qe po ben, per te cilat ai eshte paditur dhe duhet te jape llogari ne Prokurori. LSI nuk e ndal vrullin e saj drejt forces se pare dhe nuk bie pre e presioneve apo shantazheve mashtruese te asnje tekniku apo politekniku kudo qofte ai.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY