FOTO/ Itali, mijëra euro dhe drogë në qarkullim, në pranga shqiptari dhe...

FOTO/ Itali, mijëra euro dhe drogë në qarkullim, në pranga shqiptari dhe ortaku italian

73
0
Shares

Një shqiptar dhe një italian kanë rënë në pranga për trafik droge.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme gjatë një aksioni policor në Itali, ku janë sekuestruar 23 kilogram kokainë.
Sipas mediave lokale në pranga është vënë 29-vjeçari shqiptar L.L. dhe italiani 59-vjeçar me iniciale M.R.
Të dy u vunë në pranga nga efektivët në Sesto Fiorentino (Firence), teksa shkëmbenin një makinë të përdorur për transportin e drogës. Në mjet u gjet e fshehur 23 kg kokainë e pastër pas një kontrolli të imtësishëm në ofiçinë.
Sipas medieve lokale, sasia e kokainës së sekuestruar vlente rreth 12 milionë euro. Ata u ndaluan poshtë banesës së 29-vjeçarit, tentuan t’ia mbathnin në këmbë, por përpjekja rezultoi e kotë.
Në nja garazh që përdorej nga shqiptari u gjetën edhe 16.450 euro, të dyshuara si të përfituara nga trafiku i drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY