Basha shpërthen në Elbasan: Unë nuk jam djalë i mirë, unë jam...

Basha shpërthen në Elbasan: Unë nuk jam djalë i mirë, unë jam ….

76
0
Shares

Lulzim Basha tha sot në Elbasan se do të ndalonte tatimorët të shkojnë tek bizneset për të vendosur gjoba informale. Ka një kufi 1.5% të totalit të deklarimit për tarifa dhe taksa, asgjë më shumë. Pas pagesës do të vendoset në derë të biznesit pulla fiskale dhe tatimori nuk mund të shkojë më aty të terrorizojë biznesin. Taksidari do të qëndrojë në zyrë.

Basha tha se Edi Rama jeton në një flluskë kret i ndarë nga ju. Ai nuk ju kupton ju, nuk kupton të varfrit. “Ne kemi një program që shkund kapitalin vendas dhe të huaj. Në takimin që kisha në SHBA me Trump nuk ishte takimi i vetëm. Ishte një javë që i kushtohej punësimit dhe uljes së taksave. Nuk ka qenë i vetmi takim ai me Trump. Kam takuar edhe investitorë amerikanë. Ata do të vijnë këtu dhe do të kryejnë investime strategjike. Ne kemi një plan ekonomik”, tha Basha gjatë takimit me gratë e Elbasanit.

Unë kam takuar tre ndër biznesmenët më të mëdhenj amerikanë. Do të vijnë në Shqipëri fill pas zgjedhjeve. Ata janë miq të mij, miq të Presidentit Trump, shpjegoi Basha.

Socialistët, i keni dëgjuar kur thonë se Luli është djalë i mirë. Unë nuk jam djalë i mirë. Jam më i miri në këtë garë, me planin më të mirë. Kjo nuk kalon nga bashkëjetesa me republikën e vjetër por me mundjen e saj më 25 qershor. Nuk i do as e majta. Votoni nr.6 të PD, dhe do të bëj cdo gjë që ditën e parë të qeverisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY