“Armë popullit”, Rama i bie Metës nga Lezha

“Armë popullit”, Rama i bie Metës nga Lezha

69
0
Shares

Kryeministri Rama ka atakuar sërish Kreun e Kuvendit Ilir Meta gjatë një takimi në Lezhë në lidhje me deklaratën e djeshme për armatosjen. Edhe pse jo direkt në emër, Rama tha se ndjehej i sëkëlldisur kur dëgjon ulërima dhe kërcënime.

“Më vjen shumë keq, shumë zor. Ndihem shumë i sëkëlldisur kur shikoj gjëra që nuk do donim ti shihnim, kur dëgjoj gjëra që shqiptarët nuk do donin ti dëgjonin më çjerrje, ulërima dhe kërcënime.

Por Shqipëria që duam nuk është Shqipëria e ulërimave, kërcënimeve dhe e partive të tepsisë së pushtetit.

Duam shtet për çdo shqiptar, për çdo prind e për çdo familje pavarësisht bindjeve politike. Shqiptarët janë të lirë të kenë bindjet e tyre por shteti është i detyruar t’iu shërbejë të gjithëve”, deklaroi Rama.

Presidenti i zgjedhur Meta bëri dje një deklaratë që po diskutohet shumë për armatosjen e qytetarëve pak caste pasi Rama bëri një deklaratë në Berat ku i kërkonte policisë që të bënte fushatë për PS-së pasi të përfundonte orarin e shërbimit ditor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY