VIDEO/ Ministri Demiraj mbledh 12 drejtuesit: Ja porositë për zgjedhjet

VIDEO/ Ministri Demiraj mbledh 12 drejtuesit: Ja porositë për zgjedhjet

71
0
Shares

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj ka zhvilluar një takim me drejtuesit vendorë të 12 qarqeve dhe drejtuesit kryesorë të Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit , ku në fokus ishte marrja e masave konkrete në parandalimin dhe evidentimin e personave dhe grupeve kriminale në drejtim të:
• Shit-blerjes së votës;
• Presionin ndaj zgjedhësve;
• Përdorimin e parave nga burime të paqarta në ndikim të procesit elektorale
• Marrjen e bllokimin e kartave përkundrejt shpërblimit monetar me qëllim heqjen e së drejtës për të votuar.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z. Haki Çako, 12 drejtorë vendorë të Policisë në qarqe, drejtori i për Hetimin e Krimin Ekonomik e Financiar dhe Drejtori për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit raportuan konkretisht evidentimin e të gjithë rasteve konkrete të shit-blerjes së votës, krimeve të tjera elektorale dhe planin e masave për javën e fundit të fushatës zgjedhore ku shtohen aktet e blerjes së votës dhe krimet elektorale. Po ashtu rëndësi iu dha plani i masave për të papriturat para, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve.
Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj kërkoi nga Policia e Shtetit përmbushjen e të gjitha përgjegjësive ligjore që i jep ligji dhe nuk është e nuk do të jetë e toleruar mbështetja e subjekteve politike nga efektivë me uniformë. Çdo tolerim ndaj këtij fenomeni do të penalizohet rreptësisht. I gjithë zinxhiri drejtues i policisë së shtetit do të mbajë përgjegjësi sipas përcaktimeve të ligjit
Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj vlerësoi rezultatet e policisë së Shtetit në luftën e përditshme dhe pa kompromis nda kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Zv/ministrja e Punëve të Brendshme Rovena Voda, e cila drejton Task-Forcen Qendrore në kuadër të Planit kombëtar antikanabis shprehu mirënjohje për punën e vyer në këtë drejtim dhe kërkoi një angazhim të gjithanshëm.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY