Soni Malaj tregon përse nuk e nxjerr asnjëherë fytyrën e vajzës në...

Soni Malaj tregon përse nuk e nxjerr asnjëherë fytyrën e vajzës në foto

224
0
Shares

E ftuar pasditen e sotme tek “Rudina” në “Tv Klan”, Soni Malaj foli për këngën më të fundit të hedhur në treg “Pa ty”.
Këngëtarja tha se për pak feston edhe 20 vjetorin e karrierës së saj e se planifikon të mbajë një koncert recital.
Shumë e lumtur për arritjet në muzikë, Soni shprehu falenderim për të gjithë bashkëpunëtorët dhe njerëzit që e kanë dashur muzikën e saj.
Rudina nuk rezistoi pa e ngacmuar këngëtaren edhe për jetën private. Ajo tregoi për të bijën prej së cilës ka ruajtur një marrëdhënie të shkëlqyer me ish-bashkëshortin italian, balerinin Mirko. Soni shpjegoi se imazhin e Anës është e detyruar ta ruajë me shumë kujdes për shkak të ligjit.
“Anna ka dy shtetësi, shqiptare dhe italiane. Për ligjin italian unë jam shumë e famshme dhe ata janë shumë rigorozë për publikimin e imazhit të vajzës. Edhe Mirko, babai i Anës e ka me merak si çdo prind. Ne jemi ende në proces divorci. Proceset e divorcit në Itali zgjasin shumë, por janë procedura normale. Marrëdhëniet me Mirkon janë shumë të mira”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY