FOTO/ Durrës, ja çfarë specie të rrallë kapën peshkatarët

FOTO/ Durrës, ja çfarë specie të rrallë kapën peshkatarët

225
0
Shares

Ditën e sotme disa peshkatarë kanë kapur një peshkaqen në brigjet e Durrësit i cili për çudi ishte mjaft i madh.
Peshkaqeni u kap vetëm pak momente më parë dhe këto janë disa foto të bëra nga peshkatarët dhe të dërguara në adresën e portalit “JOQ”.
Por duke parë formën dhe ngjyrën e këtij peshkaqeni të ‘çuditshëm’ dhe duke bërë një kërkim në ‘Google’ dhe më tej në “ëëë.nationalgeographic.com”, zbuluam (për fat të keq) se, lloji i këtij peshkaqeni është “Maki blu” ose i njohur nga studiuesit e peshkaqenëve si “peshku silurë”.
Ky lloj peshkaqeni nuk është i zakonshëm për ujërat e Adriatikut dhe Jonit, pasi ai qëndron në Atlantikun e Veriut, por i ndikuar nga shkaqe të ndryshme, ku më të shpeshtat janë ngatërrimi i rrymave të ftohta oqeanike me ato të ngohta (çka dizorjenton gjallesat e oqeanit, duke bërë që të ngatërojnë habitatet e zakonshme), duket se edhe vizitorë të tillë na janë bërë peshqesh në ujërat e deteve tona.
Por kujdes! “Maki blu” është një peshkaqen aspak “miqësor” dhe hyn në kategorinë e atyre që bashkë me llojin “Tigër” konsiderohen vrasës të njeriut.
“Maki blu” është një nga peshkaqenët më të shpejtë në botë dhe tërhiqet mjaftë nga zhurmat, sidomos ato të motorrëve të barkave, skafeve dhe xhet-skive. Edhe pse nuk arrin përmasa të mëdha si shumë peshkaqenë të tjerë, ‘Maki’ gjithësesi mbetet majft agresiv dhe një gjahtar i përsosur i oqeaneve.
Në brigjet e Amerikës së Veriut (Bregu Lindor i SHBA-ve dhe Kanada), në Islandë, Britani dhe zona të tjera me dete relativisht të ftohtë, janë shënuar dhjetëra raste të sulmeve të “Makit blu” te njerëzit. Por edhe pse peshkatarët tanë po bëjnë “namin” duke kapur e vrarë lloje të ndryshme peshkaqenësh gjatë viteve të fundit, asnjë prej autoriteve shtetërore që mbrojnë kafshët nuk u ka shpieguar rrezikun dhe shumë pasoja të tjera degraduese që i vijnë si detit, ashtu dhe njeriut nga vrasja e këtyre specieve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY