Basha zbulon detaje të reja për takimin me Trump

Basha zbulon detaje të reja për takimin me Trump

50
0
Shares

Gjera të rëndësishme kanë ndodhur me SHBA dhe kanë ndodhur 10 ditë para zgjedhjeve, tha sonte Basha duke komentuar politikat e Trump në SHBA dhe takimin e tij me te gjatë një bisede te Zonë e Lirë.

 

“Trump ka nisur një kauzë të madhe ku një njeri i vetëm është vendosur kundër gjithë klanit politik. Trump ju flet njerëzve të thjeshtë. Një gjë e rëndësishme është zhvillimi i fuqisë punëtore, duke ulur tarifat, mbështetjen e biznesit të vogël. Kjo është axhenda e Trump. Ky është i fokusuar për të zgjidhur problemet e njerëzve. Dhe kjo po ndikon gjithë botën, edhe në Europë”, tha Basha.

“I fola për projektin e Shqipërisë dhe biseda ime me të zgjati 3-4 minuta ndërsa aktiviteti zgjati dy orë. Por takimi im me të erdhi pasi unë kisha takuar njerëzit e tij më të ngushtë të Presidentit amerikan.

Për mua është e rëndësishme që ka një shqiptar që ka marrëdhënie shumë të mira për Shtëpinë e Bardhë pas një sulmi të pacipë që iu bë Trump nga kryeministri i vendit”, shpjegoi kryetari i PD-së.

Ky ishte një rast i jashtëzakonshëm, tha Basha dhe rast i paprecedent pasi Presidenti amerikan nuk është takuar me një lider opozite. Nga ajo që fola me të, kuptova që Rama as ka shkëmbyer gjë me Trump në Bruksel. Nuk ka pasur asnjë bashkëbisedim, asnjë takim, shpjegoi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY