Berisha komenton akuzat e Bashës për Ilir Metën, a është mesazh

Berisha komenton akuzat e Bashës për Ilir Metën, a është mesazh

134
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke komentuar akuzat qe po shoqerojnë fushatën elektorale, tha se kreu i PD-së, Lulzim Basha sulmet i ka më të strukturuara ndaj Edi Ramës. Ai ishte i ftuar sonte ne abcnews me gazetaren Juli Xhokaxhi.

“Ilir Metën nuk mund ta bëj përgjegjës Basha  për dështimet e qeverisë. Nuk mund t’i themi Ilir Metës për mashtrimet e Ramës, pasi  nuk premtoi Meta 300 mijë vende pune, rrogën e 13, barazimin e pensioneve të qytetit dhe fshatit. Basha nuk synon të jetë kryeparlamentar i ardhshëm i vendit por kryeministër i vendit, tha Berisha.

Nga ana tjeter Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama po e përgatit Lulzim Bashën për Kryeministër të Shqipërisë.

Pyetje: Një koalicion PD-PS. Si e shikoni ju, a është gati Shqipëria?

Berisha: Me atë çfarë nuhas unë politikisht, Edi Rama ka pranuar Lulzim Bashën kryeministër. Siç e ndjek unë, ai në mënyra nga më të ndryshme e ka pranuar atë si kryeministër. Ai po përgatit edhe socialistët për rënien e tij. Ai nuk thotë dot se ka bërë asgjë. Unë them që ka bërë diçka. Ai ka bërë 10.6 km rrugë dhe nuk e thotë. Sheshet që ja atribuon vetes janë të Fondit Shqiptar. Veç kësaj shëmtirës në mes të Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY