Lulzim Basha i heq maskën demokracisë shqiptare: Një grusht politikanësh kontrollojnë gjithcka,...

Lulzim Basha i heq maskën demokracisë shqiptare: Një grusht politikanësh kontrollojnë gjithcka, edhe oksigjenin

78
0
Shares

Lulzim Basha është pritur me entuziazëm të madh sonte në Fier duke shënuar një nga qytetet ku opozita nuk ka pasur shuëm mbështetje të kthehet në zonën blu të politikës.

Kreu i PD-së shpalosi sonte programin e PD me një qeveri të djathtë. Ai premtoi një ndryshim të sistemit politik në vend, duke theksuar se standarti i Shqipërisë është shumë poshtë atij europian. Shqiptarët ia kanë dalë të cajnë përpara në emigracion në Europë, SHBA dhe Australi. Ata kanë carë sepse atje ka demokraci të vertëtë. Këtu ka 27 vjet që demokracia prodhon fruta për një grusht njerëzish, oligarkësh dhe kriminelësh. Nuk can dot përpara sado i zoti të jesh, edhe nëse je biznemen i madh nuk ecën dot po nuk leve rrotën. Kjo nuk është demokraci. Unë kam ecur përpara në Hollandë jo duke u servilosur zyrave por për shkak të sistemit atje.

 

Në vijim Basha tha se një grusht politikanësh kontrollojnë gjithcka edhe oksigjenin. Pra edhe oksigjenin tuaj. “Ju premtoj se nuk do të ketë incerelator këtu”, ju tha ai qytetarëve.

Në vijim ai tha se deputetët do të zgjidhen nga populli pa flistra nga politikanët. Deputeti, Kryeministri do të kenë sistem “recall”, mundësia kushtetuese dhe ligjore për të shkarkuar para fundit të mandatit cdo pushtetar dhe deputet. Në Amerikë amerikanët i cojnë në shtëpi ata që nuk mbajnë premtimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY