Takimi sekret me Ramën, flet Fatos Nano: Ja për çfarë folëm

Takimi sekret me Ramën, flet Fatos Nano: Ja për çfarë folëm

357
0
Shares

Ish-kryeministri, Fatos Nano ka komentuar sonte për një media takimin e tij me Edi Ramën. I kontaktuar nga “BalkanËeb” lidhur me temën e këtij takimi, Nano nuk dha detaje por tha se “nuk bëhet fjalë për çështje timoni, por destinacioni”. Ai gjithashtu përdori edhe shprehjen e kryeministrit Rama “nuk keni parë gjë akoma”.

Përvec mundësisë së bisedës për rolin e ardhshëm të Ilir Metës tek e majta, Rama ka nisur të shqyrtojë koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve nëse del parti e parë. Fatos Nano ka lidhje të forta me të paktën dy parti që janë në koalicion me opozitën, PAA dhe PBDNJ prej nga pritet të dalin 4 deputetë, një numër i konsiderueshëm që mund të vlejë për një koalicion të PS vetëm me parti me elektorat të kufizuar. Po ashtu vetë Nano ruan lidhjet dhe ndikimin edhe me Ben Blushin i cili pritet të marrë të paktën 2 deputetë. Blushi ka qenë zëdhënësi i Nanos në vitin 1997 ndërsa u bë tri herë ministër në qeveritë e majta deri në vitin 2005.

Sot rreth orës 17.30 pasdite ish-kryeministri Fatos Nano ka hyrë pas shumë vitesh në atë zonë për t’u futur në vilën e kryeministrit aktual. Lideri historik i Partise Socialiste dhe kryetari i sotem i socialistëve, kanë ndenjur për më shumë se dy orë së bashku.

Të njëjtat burime tregojnë për “Balkanëeb” se më pas Edi Rama është larguar drejt Tiranës, ndërsa Fatos Nano drejt Golemit në shoqerinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi. Nuk dihet se për çfare ka folur Edi Rama me paraardhësin e tij, po kjo nuk është hera e parë që të dy takohen larg vëmendjes së mediave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY