Premtimin më të ri Basha e deklaroi në Laç, mijëra qytetarë qetësohen

Premtimin më të ri Basha e deklaroi në Laç, mijëra qytetarë qetësohen

77
0
Shares

Fishekzjarret duhet të hidhen kur Kurbinin ta nxjerrim nga kriza ekonomike, tha Basha ndërsa mbështetës të PD hodhën fishekzjarre përgjatë takimit elektoral të Bashës në Lac. Basha tha se Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim por meqë dje ka thënë disa premtime le të vijë në debat me mua.

Basha theksoi se programi i PD-së është programi më i mirë i hartuar nga ekonomistët e ekonomisë më të madhe në Europë, këshilltarët e Merkelit. “Në premtojmë punësim, taksa të ulëta dhe ekonomia do të jetë beteja jonë që nga mëngjesi deri në darkë. Ne kemi programin dhe idetë që kanë funksionuar në Europë. Ta heqim qafe republikën e vjetër me 25 qershor”, tha Basha në fjalën e tij.

Basha theksoi se do të vendosë që javën e parë të marrë fund kulari për kamatëvonesat për energjinë.  Do nisim me libër të bardhë, energjia duhet dhe do të paguhet , të mos kemi iluzione por kamatëvonesat e Carapulit do të marrin fund, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY