Keta jane 2 shqiptarët qe u kapen me 1 mln euro kokainë

Keta jane 2 shqiptarët qe u kapen me 1 mln euro kokainë

98
0
Shares

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi u është gjetur një sasi e konsiderueshme prej 4 kg kokainë e pastër. Lënda narkotike kap vlerën e 1 milion eurove.

Dy shqiptarëve, përkatësisht shtetasit Ilir Limushaj, 32 vjeç dhe Denald Biba, 20 vjeç, u arrestuan në banesën e tyre në Via Baveno në zonën San Donato të Torinos.

Denald Biba

Hetimet e tyre nisën rastësisht pasi u transportuan në komisariat për verifikim mbi lejet e qëndrimit.

Gjatë kohës që ndodheshin për verifikim, ata janë vizituar nga një vajzë, të cilës i kanë dhënë me shpejtësi disa çelësa.

Ilir Limushaj

Shpejt, skuadrat e policisë u vunë në ndjekje të gruas duke e ndjekur me policë civilë, të cilët e konstatuan duke u përpjekur për të hapur një banesë. Vajza tha se kurrë nuk kishte qenë atje.

Në atë kohë, policët kanë ndërhyrë duke ushtruar kontrolle ku u gjet sasia e drogës e ndarë në 7 qese si dhe 18 mijë euro të futura në raftet e kuzhinës si dhe kavanozë.oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY