Rama në Vlorë, thirrje kundër partive të vogla

Rama në Vlorë, thirrje kundër partive të vogla

80
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka shmangur batutat sot në takimin me militantë të PS në Vlorë duke iu drejtuar votuesve me seriozisht ndërkohë që ka vijuar të kërkojë prej tyre të mos votojnë partitë e vogla.

“PD mbajeni në zemër, në mendje futini PS. Kur të shkoni në qendrën e votimit, ajo nuk ëhstë stadium, por me fletën e votimit do të jepni opinionin tuja për vendimin sovran, do ta cojë makineria jonë e reformave, apo karrocat e partive të tjera”, tha Rama.

Ata nuk e bëjnë dot atë punë, tha Kryeministri. “Prandaj na duhet një votë kuq e zi, cila ëhtë më e mira për Shqipërinë. Kur shkojmë në stadium bërtasim për skuadrën e zemërës, pavarësisht se mund të humbasim. E bëjmë këtë për skuadrën e zemrës. Por zgjedhjet nuk janë ndeshje. Ato nuk mbarojnë. Pas numërimit të votave fillon puna, dhe fillon për të gjithë, dhe të gjithë duhet të përfitojnë sa më shumë nga puna. Prandaj vota hidhet me mend. Në futboll dëgjo zemrën, në zgjedhje dëgjo mendjen”, theksoi Rama.

Kryeministri flet shumë pak për program dhe është përqëndruar kryesisht në tërheqjen e elektoratit drejt PS përmes seancave “psikologjike” me ta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY