Fasoneri, call center, sektorët financiare-bankar, ja ku mund te punësohesh edhe pa...

Fasoneri, call center, sektorët financiare-bankar, ja ku mund te punësohesh edhe pa diplomë universitare

569
0
Shares

-Mëso gjuhen e huaj dhe do gjesh pune

A e dini se aktualisht sektorët kryesorë që janë duke ofruar vende pune në Shqipëri janë ato që nuk kërkojnë në shumicën e tyre një arsim universitar të lartë por thjesht njerëz të profilizuar në drejtime konkrete.

Sipas një sondazhi të fundit të INSTAT ( 2014) kompanitë që kanë ofruar vende pune në vitet e fundit janë fasonë dhe call center, të cilat kanë si përparësi kryesore shfrytëzimin e kostos së lirë të fuqisë punëtore, krahasuar me vendet e BE si dhe një profil më të ulët arsimor, parauniversitar.

Kevin, një djalë plot me vullnet, nxënës i shkëlqyer i Shkollës së Mesme, Gjimnazit Gjuhësor “Asim Vokshi”, në degën anglisht-gjermanisht e ka vendosur që mos të rrijë duarkryq këtë vere. Arsimin e larte do ta paguaje duke u mbështetur pjesërisht tek financat e tij, do te lehtësojë prindërit me shpenzimet qe ka një djalë i moshës se tij. Së shpejti do të nisë punë në një Call Center. Gjuha e huaj, e folur e rrjedhshëm si dhe prezantimi i tij e nxori ne pah. Kjo pune nuk kishte nevoje për diplome universitare.

Në vend janë rreth 12 ndërmarrje Call Center në listën e 100 punëdhënësve më të mëdhenj, që kanë punësuar në total prej 9.500 individë dhe ne se di anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht ke shanse për punësim. Sondazhit i INSTAT-it, tregon se ky sektor ka rritur numrat e punësimin me 22% me bazë vjetore matur në fund të shtatorit 2014.

Kevi është nga ata djemtë ambicioz që do ecë më tej dhe ka zgjedhur një punë me orar të reduktuar për të pasur kohë me studimet e larta. Por shumë të rinj mund ta konsiderojnë këtë mundësi punësimi si alternativë, ndaj dhe arsimin profesional në fushën e gjuhës së huaj mund të jetë një opsion për shumë nxënës që mbarojnë shkollat 9 vjeçare në vend. Për tre vjet në një shkollë të mesme profesionale në drejtim të tillë mëson të paktën dy gjuhë të huaja.

Këto tani për tani mund t’i shërbejnë për punësim ne call center, por kanë vlerë për tere jetën si kualifikime te rëndësishme profesionale.

Por kush e ofron këtë arsimim përveç Gjimnazit Gjuhësor aq të njohur në vend “Asim Vokshi”, i cili pranon nxënës cilësor nga sistemi 9 vjeçar me prirje të dukshme në gjuhë. Janë qendrat e Formimit Profesional. publike dhe jo publike, të cilat mund ta ofrojnë një gjë të tillë.

shkolla asmim vokshi

Sipas të dhënave të publikuar në studimin e “Ofertat mësimore të AFP, që ofrohen Shqipëri”, (2012) Statistikat tregojnë se numri i kursantëve në këto qendra është në rritje rreth 3214 veta . Sipas këtij studimi, oferta e sektorit jopublik është e përafërt me atë të sektorit publik të Formimit Profesional. Numri i qendrave të FP jopublik është shumë herë më i madh se sa ai i Qendrave të sektorit publik. Zakonisht këto qendra janë të vogla përveç Kolegji “ Harry Fultz”, Qendrës “Don Bosko”, Qendra “Linkoln ” etj. të cilat kanë një kosto financiare për mësimin e gjuhës së huaj.

Ndërsa Shërbimi Kombëtar i Punësimit me Qendrat e Formimit Profesional si dhe disa Shkolla Profesionale publike janë ato ku mund të trokasësh për mësimin e gjuhës së huaj pa shpenzuar : si shkolla Profesionale “Kolin Gjoka” ne Lezhë dhe ‘Kristo Isak”, Berat që ofron studimet e mesme në anglisht dhe frëngjisht si dhe shkolla e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në Dibër që mes të tjerash degë, ofron edhe studimin në degën anglisht- gjermanisht
.


Fasoneria, numri një ne punësim. Ja qendra ku mund te trajnohesh


fason ne shkoder

Alternative punësimi për të rinjtë janë kompanitë e tekstileve dhe këpucëve që punojnë kryesisht me materiale të porositura të cilat janë në listën e 100 punëdhënësve më të mëdhenj shqiptarë me 24 ndërmarrje.

Në total, sipas INSTAT-it, sektori fason, tekstilet dhe këpucët punësojnë rreth 31.000 individë, apo rreth 9% të të punësuarve në total. Po edhe kjo industri në rritje si avantazh kryesor konkurrues, kanë përdorimin e fuqisë se lire punëtore dhe me një kualifikim profesional te kufizuar. Për të marrë profilizim në këtë drejtim në ndihmë vijnë Shkollat profesionale te sistemit publik si ajo Ndërtimit, “Karl Gega”, Tiranë që ofron studime në tekstile dhe konfesione, si “Isuf Gjata” ne Korçë, ‘Sali Ceka Elbasan”, Teknologjike Hamdi Bushati, Shkodër, Teknologjike Hysen Çela, Durres si dhe Qendrat e Trajnimit Profesional te ngritura nga Shërbimit Kombëtar të Punësimit.


Financë-Bankë, punësim dhe shkollim
banka sportel

Punëdhënësi i tretë më i madh në listën e 100 më të mëdhenjve, është i sektori Financave dhe Bankave. Në total fund të periudhës 9-mujore në 2014 sipas Shoqatës së Bankave16 banka në vend kanë pasur 6.745 të punësuar, me një shtesë neto prej vetëm 37 të punësuarve krahasuar me fundin e vitit 2013. Edhe ky sektor ka zgjedhur të punësojë njerëz me arsim të mesëm teknik apo student të viteve të para në degët përkatëse. Shumë prej arkëtarëve në bankat e nivelit të dytë janë me arsim të mesëm profesional. Shumë prej tyre do të vazhdojë më tej studimet e larta.

Edhe ne këtë drejtim punësimi ende pa një diplomë universitare në xhep është i mundshëm në disa pozicione që ofrojnë institucionet financiare. Sistemi publik ofron disa mundësi në këtë drejtim Shkolla e Mesme Teknike- Ekonomike ne Tirane si dhe nje seri shkollash te profilizuara në ekonomi-biznes si Shkolla e Mesme Kombëtare Profesionale, Kamëz; Teknike ajo në Golem; Havzi Nela, Kukes; Isuf Gjata, Korce; Mekanike bujqësore, Lushnje; Profesionale Kolin Gjoka, Lezhe; Profesionale Kristo Isak, Berat; Profesionale Nazmi Rushiti, Diber; Teknike Ekonomike- Hoteleri turizëm A. Athanas; Teknologjike Hamdi Bushati, Shkodër; Teknologjike Hysen Çela, Durres; Tregtare, Vlorë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY