LETRA/ Klientja amerikane një falënderim prekës për avokatin shqiptar

LETRA/ Klientja amerikane një falënderim prekës për avokatin shqiptar

135
0
Shares

 

ylber dauti

Albert (Ylber) Dauti

Albert (Ylber) Dauti, një avokat i suksesshëm shqiptaro-amerikan, ka marrë së fundi, një letër të bukur dhe mirënjohëse nga një kliente amerikane. Një letër të cilën po e ndan me ne.
Letra falënderuese, e shkruar me dorë, u dërgua rreth dy javë mbasi çështja e saj u mbyll me sukses, duke e lënë klienten të lumtur dhe me një shpresë të re për jetën.
Ja teksti i përkthyer i letrës që mund të dallohet edhe nga imazhi i origjinales
 
I dashur Albert,
Ishte kënaqësia ime që ju njoha gjatë këtyre viteve. U takova me ju në një nga momentet më tronditëse të jetës sime dhe ju vazhdimisht më bëtë të mos harroj se gjithçka do të mbarojë ashtu si e kishte parathënë Zoti për mua. Këshillat tuaja më ndihmuan që të qëndroj e fortë edhe kur dukej se gjithçka po kthehej kundër meje. E di që mbase po mendon që keni bërë thjesht punën tuaj, por ju keni bërë shumë më tepër se punën tuaj. Ju patët besim te unë dhe luftuat për mua. Kjo ndoshta do të jetë një çështje te çilen do ta mbani mend me kalimin e kohës. Rastit kur një vajzë u lënda në një lokal dhe ndonëse shanset nuk jepnin pothuajse asnjë shpresë, (dhe pala tjetër kishte një avokat pa karakter) ne përfunduam me një gjykatës të përkryer që na ndihmoi të mbyllim çështjen me marrëveshje për një dëmshpërblim shumë më të madhe sesa prisnim. Mbase nuk e dini, por mua, kjo histori e çmendur, me dha një shans të dytë në jetë – më ndihmoi që ta nis jetën nga e para. Një fat që nuk do ta kisha pasur nëse nuk do të isha takuar me ju. Do t’ju jem përjetë mirënjohëse.
Faleminderit,
Laura Morrissey

“Illyria”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY