Valixhja e “dyshimtë” e Kerry, Presidenti rus bëhet kurioz

Valixhja e “dyshimtë” e Kerry, Presidenti rus bëhet kurioz

39
0
Shares

Presidenti rus, Vladimir Putin nuk e fshehu kuriozitetin e tij dhe e pyeti Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry gjatë takimit në Kremlin. Përse duhet ta mbante vetë valixhen e tij? Cfarë kishte brenda saj?
Vladimir Putin, president i Rusisë: “Sot pashë që mbanit valixhen tuaj dhe u shqetësova pak. Nga njëra anë është një mënyrë krejt demokratike, por në anën tjetër, mendova se situata në Shtetet e Bashkuara nuk është dhe aq e mirë. Pastaj mendova, duhet të ketë diçka ajo valixhe, që nuk ia besoni askujt tjetër. Ndoshta keni sjellë para për të bërë pazar për çështje të rëndësishme”.
John Kerry i gjendur jo shumë i përgatitur përballë pyetjes, tha se do t’ia thoshte sekretin.
John Kerry, Sekretar amerikan i shtetit: “Do t’jua shpjegoj kur të jemi vetëm për vetëm dhe do të habiteni, për mirë”.
Kerry mbërriti në Moskë të enjten dhe ai u takua me Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergei Llavrov. Bisedimet mes tyre u përqëndruan në çështje të rëndësishme siç është situata në Siri, kriza në Ukrainë, rrëzimi i avionit FlyDubai dhe fati i pilotes ukrainase Savchenko.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY