Terrori në Bagdat, shkon në 65 numri i viktimave

Terrori në Bagdat, shkon në 65 numri i viktimave

29
0
Shares

Raportohet se numri i viktimave është të paktën 65 vetë, ndërsa mbi 50 të tjerë raportohen të plagosur pas një sulmi kamikaz në një stadium në Bagdat.

Sulmi ka ndodhur gjatë një ndeshje futbolli, ku një person u vetëhodh në erë në mes të një turme të madhe njerëzit, që ndodheshin aty për të për të parë një ndeshje futbolli.

“Ishte momenti kur fituesve të ndeshjes po i dorëzohej trofeu kur kamikazi shpërtheu në mes të njerëzve”, tha për “AFP”, shefi i policisë së zonës.

ISIS, pëmes agjencisë së lajmeve të grupit terrorist, “Amaq”, mori përsipër autorësinë e sulmit.

Ky akt shihet si një hakmarrje e ISIS pas vrasjes së numrit dy të kësaj organizate, Abu al- Rahman el-Mustafa Qaduli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY