Gazmend Çollaku plagosi një person pak vite më parë

Gazmend Çollaku plagosi një person pak vite më parë

112
0
Shares

gazmend-collaku

Lart, pamje te vendit ku u mor peng Gaz Collaku, poshte Gazmend Collaku

33-vjeçari Gazmend Çollaku që u rrëmbye sonte në Lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit nga katër persona që udhëtonin me një automjet tip “Audi” me targë gjermane është me precedentë penale.

Ai është dënuar më parë për veprën penale të plagosjes me dashje, prandja policia ka shënuar pistën e hakmarrjes si mëtë rëndëishmen që do të dominojë hetimet për të gjetur shkaqet dhe autorët e rrëmbimit.

Burime nga policia thonë se Çollaku është i skeduar si person që mund të ketë lidhje me trafikun e drogës dhe organizatat kriminale që merren me të.

Kështu që edhe pista që lidhet me pazaret e drogës është në konsideratë.

Deri më tani, janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë të lokaleve pranë vendit ku u rrëmbye 33-vjeçari.

Vetëm pak ditë më parë në Durrës u egzektuan dy të rinj ndërkohë që krimi që lidhet me trafiqet e drogës në këtë qytet është i zhvilluar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY