4 “policë” marrin peng një person në Durrës

4 “policë” marrin peng një person në Durrës

59
0
Shares

Një person është marrë peng sonte në mbrëmje në qytetin e Durësit. Gaz Collaku një banor i këtij qyteti u mor nga 4 persona ndërkohë që po qëndronte në një lokal.

Të katër pengmarrësit ishin të veshur si policë dhe e tërhoqën dhunshëm Collakun deri tek një makinë që priste pranë lokalit pranë dy kullave binjake. Makina audi me targa gjermane u largua në cast bashkë me personat dhe Collakun mes tyre.

Policia nuk ka publikuar të dhëna të tjera lidhur me historinë e personit që është marë peng.

Njoftimi i policise:

“Më datë 06.01.2016 në lagjen Nr. 1, Durrës, persona të paidentifikuar dyshohet se kanë marrë peng një person.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se kanë pasur veshje policie dhe janë larguar me një makinë tip Audi, me targa gjermane.

Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY