FOTO/Vdes një shqiptar në aksident në Itali

FOTO/Vdes një shqiptar në aksident në Itali

292
0
Shares

aksident italia

Një shqiptar 26 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e djeshëm si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Itali. Aleksandër Ferhati banues në Faenca ishte duke udhëtuar për në Ravena me makinën e tij Volswagen Polo kur u përplas drejtpërdrejt me një mjet Peugeot 306 që po lëvizte në kah të kundërt të drejtuar nga një 60 vjeçar italian.

Në aksident u përfshi edhe një tjetër makinë tip Peugeot 206, në timonin e së cilës ishte një 36 vjeçare italiane. Goditja ishe aq e fortë sa i riu shqiptar nuk arriti të mbijetonte dot, ndërkohë që dy personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk janë në rrezik për jetën.

Si pasojë e aksidentit trafiku u bllokua për rreth 3 orë. Viktima ishte duke udhëtuar për në Ravena, ku punonte si mekanik. Policia italiane po heton shkakun e aksidentit, që i mori jetën të riut.oraneës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY