Revista “Saras” e nis vitin 2016 me dashurinë

Revista “Saras” e nis vitin 2016 me dashurinë

198
0
Shares

Cilat janë historitë më të bukura të dashurisë në të gjitha kohërat?
A është dashuria sot tema qendrore në letërsi?
Revista letrare “Saras” e ka nisur numrin e 9-të të saj, që përkon dhe me numrin e parë të këtij viti me një temë disi romantike siç është dashuria.
“Ishte një zgjedhje e jona për të kthyer besimin tek një motiv i cili duket se ka humbur në kohërat e sotme, dhe këtë e tregon jo vetëm jeta por dhe librat që lexojmë, siç është dashuria, në këtë fillim viti”, thotë kryeredaktorja Alda Bardhyli.
Sipas saj, përveç një udhëtimi në historitë më të bukura të dashurisë nëpër libra, ky numër ofron dhe një prozë të zgjedhur e cila në thelb ka dashurisë nga Ernest Hemingway, Dino Buzzati, Klaudio Magris, vargje nga Paul Claudel, etj. Në një rrëfim mbi dashurinë vjen nga shkrimtari Bashkim Shehu dhe poetja Jonida Beqo. Shkrimtarja Edra Obrein vjen në një intervistë që nuk duhet humbi duke bërë një udhëtim në rrugën e saj drejt letërsisë, duke vlerësuar dhe situatën e letrave bashkëkohore sot, për të mbërritur në një konkluzion trishtues, siç është pohimi që “letërsia e mirë ka vdekur”.
“Saras” bën këtë numër një skaner të letërsisë shqipe të botuar gjatë vitit 2015, duke u ndalur tek autorët dhe librat që këtë vit debutuan në tregun e librit.
Por dashuria, dhe personazhet që kanë lënë gjurmë me historinë e tyre në letërsi vijnë në këtë numër, si një ftesë për të na kujtuar një botë që sa herë e takojmë na bën më të mirë…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY