La Stampa: Propagandë e rekrutim, Shqipëria udhëkryq i xhihadistëve

La Stampa: Propagandë e rekrutim, Shqipëria udhëkryq i xhihadistëve

70
0
Shares

Autori i saj Lorenzo Vidino, korrespondent i kësaj gazete në Washington informon mbi shqetësimin e shërbimeve sekrete antiterroriste europiane, amerikane e të Lindjes së Mesme mbi rritjen e numrit të xhihadistëve shqiptarë që rekurtojnë luftëtarë të rinj të ISIS në komunitetin e diasporës shqiptare në Europë, përfshirë dhe Italinë.

“Kosova ka numrin më të lartë në Europë të luftëtarëve xhihadistë në Siri në raport me numrin e popullsisë dhe xhihadistët me etni shqiptare zënë postet më të lartë në forcat ushtarake të Kalifatit të Bagdadit.”

“Megjithëse jug-perëndimi i Ballkanit ka qënë gjithmonë një territor i islamit të moderuar e laik, ky problem ka lindur pas viteve ’90, shkruan autori.

“Me fundin e komunizmit, Islami në Shqipëri – i vetmi vend në botë i deklaruar zyrtarisht ateist – qe pothuajse zhdukur, Ballkani u bë një vend i pushtimit propagndues të Vahabit. Fillimisht mbërritën për të sjellë ndihma humanitare gjatë konflikteve të përgjakshme të kohës, shoqata bamirëse dhe sauditët fetare (Asambleja Botërore e Rinisë Myslimane), Kuvajtit (Ringjallja e Shoqërisë Trashëgimisë Islamike) bashkë me vendet e tjera të Gjirit krijuan një rrjet xhamish, qendra kërkimore dhe OJQ qëllimi i vërtetë i të cilit ishte për të përhapur një interpretim ultra-letrar dhe militant të Islamit në popullsitë vendase. Të pajisur me petrodollarët nisën të kenë një konsensus midis të rinjve, rrënuar nga papunësia dhe varfëria, dhe tërhequr shpesh nga mesazhi i fortë i vehabizmit mbi mundësitë që këto organizata janë duke ofruar”.

“Një brez i ri i Imamëve Ballkanit, shkruhet në “La Stampa” u formua në saj të bursave bujare në shkollat më fondamentaliste të gadishullit Arabik.

Dhe, pasi u kthyen në shtëpi, ata gjetën xhami të reja të ndërtuara me paratë nga Gjirit (100 ndërtuar në vetëm 10 vjet vetëm në Kosovë) me qëllim për të përhapur xhihadiste helim xhihadistë”.

“Luftëtarët e huaj me etni shqiptare, militantë të Shtetit Islamik apo të Jabhat al Nusra janë rreth 1000, 900 nga Kosova e 150 nga Maqedonia, 50 prej të cilëve nga Maqedonia,

Rrjetet e tyre janë të sofistikuara, shpesh të ndërthurura fuqishmë me ato të krimit lokal të organizuar. Celulat tyre operojnë në nivel lokal, të mirë-financuar dhe të armatosur, me lidhje të forta familjare që e bëjnë të vështirë depërtimin brenda tyre.

Forcat e rendit vendor, shpesh pa mjetet e nevojshme e të akuzuara për korrupsion, bëjnë atë që munden dhe Shqipëria është shumë më efikase në këtë drejtum se sa Kosova dhe Maqedonia.”

Autori Lorenzo Vidino, kujton në artikullin e tij operacionin e autoriteteve të Tiranës në mars të viti 2014, që coi në shkatërrimin e një rrjeti të sofitikuar të propagandës e rekurtimit të drejtuar nga dy imamët Bujar Hyrsa e Genci Balla.

Lidhja me Italinë

“Hysa, shkuran autori, kishte lidhje të forta me Italinë, e pista ballkanike mbërrin drejpërdrejtë në shtëpinë tonë. Shërbimet antiterroriste italiane ambientet fondamentaliste ballkanike të vetëdijshëm për rrezikshmërinë e tyre, deri në atë pikë sa kanë frikë se Shqipria mund të shndërrohet në atë që sot Belgjika është për Francën ; prapavija llogjistike nga ku planifikohen sulme.”

“Agjensitë e udhëtimit”

Artikulli i “La Stampa” hedh dritë mbi një fenomen të ri të rolit të rekrutuesve me etni shqiptare në territorin italian, kryesisht në Qëndër e në Veri të vendit, si agjensi udhëtimesh në udhëtimin e të rinjve italianë të konvvertuar në islam apo afrikanoveriorë, drejt Sirisë. Qe pikërisht rrjeti i shqiptarëve që ndihmoj adoleshentin nga Bresha me origjinë marokene, Anas el Abboubi, të jetë një nga luftëtarët e parë italianë të shtetit islamik në Siri. Hetimi i këtij rasti coi në zbulimin e një rrjeti të sofistikuar rekrutimi e propaganda me bazë në Shqipëri e që vepronte në Lacio e Piemonte e ku figura qëndrore ishte Lavdrim Muhaxheri, ish nëpunës i Natos në Kosovë, i bashkuar me Shtetin Islamik.

Po shqiptare që pista që ndihmoi italianen Maria Giulia Serxhio, martuar me xhihadistin shqiptarë Aldo Kobuzi të nisen drejt Sirisë.

“Islami “made in Albania”, e mbyll artikullin autori, mbetet një model tolerance. Por 20 vjet propagandë ekstremiste kanë tërhequr një pjesë të myslimanëve shqiptarë si në Ballkan e në diaspora të ndrushme, duke gjeneruar një burim të ri rreziku për Italinë.”oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY