Klasifikimi/Shqipëria sërish e fundit në rajon

Klasifikimi/Shqipëria sërish e fundit në rajon

43
0
Shares

Politikat ekonomike dhe fiskale të qeverisë e kanë ulur Shqipërinë në vendin e fundit për tërheqjen ndaj biznesit të huaj por edhe vendas.

Në renditjen e revistës së njohur Forbes për klimën e biznesit gjatë vitit 2015, Shqipëria renditet në vendin e 69, e fundit në rajon. Sipas raportit, shkak janë taksat e larta, korrupsioni, problemet me pronësinë dhe sistemin gjyqësor. Nga vendet e rajonit më mirë paraqitet Maqedonia që mban vendin e 39, ndërsa lista e 144 vendeve kryesohet nga Danimarka.

Në një renditje të publikuar nga revista e njohur Forbes për vendet më të mira për të bërë biznes, Shqipëria renditet e fundit në rajon.

Klasifikimi është i dhjetorit 2015 dhe analizon faktorët që favorizojnë dhe pengojnë klimën e të bërit biznes.

Shqipëria renditet në pozicionin e 69, ndërsa më mirë në rajon është Maqedonia, që është në vendin e 39.

Pas Maqedonisë, në vendin e 44 dhe të 45 ndodhen përkatësisht Rumania dhe Bullgaria.

Sipas raportit, sistemi i komplikuar i taksave dhe kërkesave për liçenca, një sistem i dobët gjyqësor, korrupsionin endemik, zbatimi i dobët i kontratave dhe çështjeve të pronësisë, si dhe infrastruktura e papërshtatshme kontribuojnë në mjedisin e dobët të biznesit në Shqipëri dhe e bëjnë të vështirë tërheqjen e investimeve të huaja.

Raporti parashikon se vendi do të vazhdojë të përballet me sfida nga rritja e borxhit publik, që ka kaluar limitin e dikurshëm statutor prej 60% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto në 2013-n dhe arriti 72% në 2014.

Klasifikimi i Forbes përmban 144 vende, ku shteti më i mirë për të bërë biznes renditet Danimarka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY