Enver Hoxha, “raporte intime” me agjentin amerikan

Enver Hoxha, “raporte intime” me agjentin amerikan

161
0
Shares

Ne foto, Enver Hoxha, Thomas Stephan dhe Omer Nishani gjate luftes

Enver Hoxha mund të ketë pasur marrëdhënie të diskutueshme intime me një oficer të zbulimit amerikan me origjinë shqiptare që ishte në Shqipëri gjatë Luftës së II botërore.

Thomas Stefani (Thomas Stephan) ka qenë një drejtuesit e lartë që u dërgua nga Misioni Amerikan në Shqipëri për dy vite, 1943-1945. Por mbetet gjithashtu një ndër personazhet më të përfolur të Luftës Nacionalçlirimtare dhe kjo, jo më shumë për shkak të kontributit të tij të pamohueshëm në Shqipëri, sesa për një lidhje intime të supozuar mes tij dhe Enver Hoxhës, shkruan sot gazeta Panorama online.

Në disa shkrime apo libra biografikë për diktatorin, hamendësohet deri edhe për një bashkëjetesë mes tyre, pranë Shtabit të Përgjithshëm të UNÇL.

Stephan ishte i biri i Eftimit dhe i Emës, vëlla i Ethelit, Dorothy-t dhe Mary-së, një familjeje emigrante nga Korça, që u vendosën në Boston të SHBA-ve në 1900. Më pas, u transferuan në Lakonia, ku dhe lindi Thomas më 21 mars të vitit 1917. Rinia e tij ka qenë tejet dinamike dhe aktive, ku ai njihej si i angazhuar në disa sporte. Fati shqiptar i Thomasit erdhi pas tragjedisë së Perl Harbourit, ku nisi dhe invazioni amerikan në Europë, me synimin e goditjes së nazizmit.

Thomas u emërua shef i një misioni sekret të zyrës së shërbimeve operative, një lloj aneksi i CIA-s në atë kohë dhe për shkak të detyrës, u bë rezident pranë Shtabit të Përgjithshëm komunist dhe vetë Enver Hoxhës. Sipas hulumtimeve dhe zbulimeve që ka bërë gazetari Peter Lukas, Thomasi u lidh ngushtë më të dhe madje e konsideronte vëlla

Ndërkaq, marrëdhënien e tyre të ngushtë e evidenton edhe historiani Hamit Kaba, në librin “Shqipëria dhe të Mëdhenjtë”, nga Lufta e Dytë Botërore në Luftën e Ftohtë”.

Pavarësisht se prof. Kaba nuk e analizon këtë marrëdhënie në aspektin intim, ai evidenton se dokumentacioni i kohës tregon se bashkëjetesa ndërmjet Enver Hoxhës dhe Thomas Stephanit ka qenë nga më normalet. Krejt ndryshe nga çfarë ka shkruar Enver Hoxha në librin e tij “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, ku tregon me përçmim për Thomas Stephanin, sikur ta kishte pasur armik dhe jo mik.

Për të faktuar se Enver Hoxha ka qenë shumë i afërt me Thomasin, pavarësisht se gjatë Luftës së Ftohtë do të ndryshonte version, vlen edhe gazeta “Bashkimi” e datës 29 shtator 1945, ku shkruhet se “në ceremoninë e organizuar në Hotel Dajti, për nder të Misionit Ushtarak Amerikan që po largohet nga Shqipëria, u dekoruan disa nga anëtarët e tij, si: Kapiten Thomas Stephan, toger John O’Keefi, toger Nick Cooky dhe kaporal Geroge Routis”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY