Teatri Operas dhe Baletit, aty ku shfaqet kapitali njerezor

Teatri Operas dhe Baletit, aty ku shfaqet kapitali njerezor

460
0
Shares

Nga Ilir Sinanaj

Nëse do të analizonim vitin 2015, do të vihej re një fenomen që ndjek përherë çdo nismë apo reformë politike të ndërmarrë; anashkalohet njeriu. Pra nuk është vlerësuar kapitali njerëzor apo e thënë më shqip, pasuria njerëzore.

Vlerësimi dhe mundësimi i zhvillimit të kapitalit njerëzor sjell rritje ekonomike, që çon drejt ngritjes së mirëqënies. Kryesisht lajmet janë përqëndruar në hapjen dhe mbylljen e thonjzave të fjalimeve të politikanëve të ndryshëm me fjalën kyçe duhet dhe folje të zgjedhuara në kohën e ardhme. Duke qëndruar në prizmin e kapitalit njerëzor, ndërsa viti 2015 po perëndonte, pamë edhe shumë dhënie çmimesh të ndryshme si edhe dalje publike nga politikanë, për arritje apo dështime në lidhje me drejtimin e vendit.

Ndërkaq, thelbi në këto dhënie çmimesh dhe mbrëmjesh bilanc reformash të suksesshme apo të dështuara, nuk la ndonjë përshtypje të theksuar ku vlerësohej kapitali njerëzor shqiptar. Për rrjedhojë viti 2015 të lë mbresat e një vagësie, si çdo vit tjetër.

Duke menduar për diçka që ia vlen të citohet për sa i përket kapitalit njerëzor në Shqipëri, në mendje më erdhi vetëm Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit (TKOB). Vlen të theksohet puna e këtij institucioni vetëm për faktin se në Shqipërinë tonë, si në politikë ashtu edhe në media, banaliteti, që nga ai fizik e deri tek ai moral, i cili i seviret në masë publikut, ka marrë një monopol të rëndësishëm; pra puna e personelit të TKOB, që përçon kulturë, mund të quhet shumë mirë një punë heroike në këtë ambient.

Këtë vit mora pjesë në disa shfaqje si “Don Giovanni”, “Carmina Burana”, “La Boheme” dhe koncertin emocionue në përkujtim të Mjeshtrit të Madh, Panajot Kanaçi. Të gjitha këto shfaqe kishin përkushtim, punë të palodhur dhe pasion. Dëshmia për këto ishin salla e TKOB-së e mbushur plot dhe duartrokitjet e shumta të një publiku të emocionuar nga ajo që dhuruan artistët.

Për t’iu rikthyer koncepteve të përkushtimit, punës së palodhur dhe pasionit për të arritur diçka, mendoj se më shumë se kudo tjetër cilindoqoftë institucion apo ndërmarrje, ato mund t’i gjesh tek personeli dhe artistët e TKOB-së. Ata janë një shembull i mirë i punës dhe vullnetit që çojnë në sukses. Ata janë kartolina më e bukur e kapitalit njerëzor në Shqipëri për arritjet e ndryshme të vitit 2015 ashtu si edhe për një Vit të Ri 2016 me shpresë, energji e forca të reja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY