Aktori i humorit Muharrem Hoxha, merr “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti Nishani

Aktori i humorit Muharrem Hoxha, merr “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti Nishani

44
0
Shares

Aktori i njohur i humorit Muharrem Hoxha u nderua me titullim ‘Mjeshter i Madh’ nga presidenti i republikes së Shqipërisë Bujar Nishani.

Në një ceremoni të mbajtur në teatrin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, aty ku për mbi 30 vite Muharrem Hoxha punoi si aktor ne estraden e qytetit, Nishani vlerësoi lart kontributin e dhënë ndër vite të artistit.

Nishani teksa foli për mirënjohje dhe respekt për të gjithë artistët, ofroi mbështetje në emër të institucionit që ai drejton.

Muharrem Hoxha ka realizuar qindra role, prej te cileve shume do te mbeten te paharruara për publikun shqiptar dhe tashmë del në pension duke shënuar edhe mbylljen e estradës së Durrësit.

Krahas parodive, ai ka marrë pjesë te teatri i kukullave ku punoi për 14 vjet, po kështu është angazhuar në programet për fëmijë dhe në ato për të rriturit.

Gjatë karrierës së tij është ndëruar me disa tituj, si “Njeriu i shekullit”, “Krenaria e qytetit”, për Durrësin dhe me Urdhrin “Naim Frashri i Argjendë” etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY