Iku Kryeministri Ponta!

Iku Kryeministri Ponta!

40
0
Shares

Kryeministri i Rumanisë, Victor Ponta ka dhënë dorëheqjen duke deklaruar se shpreson që njerëzit në rrugë të jenë të kënaqur. Një natë më parë rreth 20 mijë protestues mbushën sheshet e Bukureshtit dhe qyteteve te tjera duke i kërkuar Pontas të largohet.

Pikërisht mbrëmjen e së martës, me mijëra rumunë zbritën nëpër rrugët e qyteteve të mëdha të Rumanisë duke kërkuar largimin e qeverisë, teksa numri i viktimave nga zjarri i rënë në klubin e natës pak ditë më parë shkoi në 32, ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë në gjendje kritike për jetën në spital.

Të irrituar për mënyrën sesi autoritetet pajisin me leje dhe inspektojnë vendet publike, protestuesit marshuan rrugëve mbrëmjen e djeshme duke mbajtur parrulla si “korrupsioni vret” dhe duke thirrur në kor “Vrasës!”. Fatkeqësia e fundjavës së kaluar shënon edhe një nga rastet më të rënda në dekadat e fundit në Rumani.

Por tragjedia e klubit të natës ka qënë vetëm shkëndija për të ndezur një zjarr të fshehur prej kohësh ndaj Kryeministrit. Ponta është i pari kryeministër rumun që hetohte për korrupsion ndërkohë që ishte në detyrë.

Kryeministri i majtë rumun njihet edhe si mik i rëndësishëm i kryeministrit Edi Rama. Gjatë vizitave që i kanë bërë njeri tjetrit ata kanë shprehur vazhdimisht simpatinë reciproke.

Edhe qeveria e Ramës është e akuzuar për korrupsion kur ka vetëm dy vite që ka ardhë në pushtet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY