MESAZHI/Ambasada SHBA, qytetarëve të saj: Kujdes nëse merrni pjesë në ndeshjen me...

MESAZHI/Ambasada SHBA, qytetarëve të saj: Kujdes nëse merrni pjesë në ndeshjen me Serbinë

70
0
Shares

Një ditë para ndeshjes së futbollit Shqipëri – Serbi, Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët e saj që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Ambasada i bën thirrje qytetarëve amerikanë që të kenë kujdes nëse marrin pjesë në ndeshjen me Serbinë.
“Ambasada e SHBA në Tiranë informon qytetarët amerikanë që të enjten në mbrëmje, 8 tetor, skuadra kombëtare e futbollit shqiptare do të presë Serbinë në Elbasan në një ndeshje të për kualifikueset e Euro 2016.
Priten turma njerëzish në Sheshin ‘Nënë Tereza’. Trafiku do të jetë i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan.
Megjithëse autoritetet shqiptare do të marrin masa sigurie parandaluese për të siguruar qetësinë publike, qytetarët amerikanë kujtohen se eventet publike mundet ndonjëherë të shndërrohen në të rrëmujshme. Nëse zgjidhni të merrni pjesë në ndeshje ose në ndonjë nga shfaqjet publike, ju duhet të jeni të kujdesshëm për rrethinat pranë jush, të mbani një nivel të lartë vigjilencë dhe të keni një plan për t’u larguar shpejt nga zona, por në një mënyrë të rregullt, nëse lind nevoja. Mos planifikoni të mbështeteni në shërbimet e telefonisë celulare pasi kërkesat mbi sistemin do të tejkalojnë pritshmeritë. Si shtesë, policet dhe personeli mjekësor do të kenë aftësi të kufizuara për të lokalizuar dhe për të ofruar asistencë imediate ndaj qytetarëve amerikanë në rast në një emergjence”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY