Bujar Nishani, dimension ekonomik vizitës në Bullgari

Bujar Nishani, dimension ekonomik vizitës në Bullgari

40
0
Shares

Presidenti Nishani me Presidentin bullgar, Plevneliev

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani së bashku me homologun Rosen Plevneliev morën pjesë sot dhe përshëndetën Forumin e përbashkët të Biznesit Bullgari-Shqipëri që u zhvillua në Sofje.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Presidenti Nishani theksoi se një nga dëshirat dhe interesat e përbashkëta ishte që përveç dimensionit politik, vizita e tij të kishte dhe një dimension ekonomik.

“Mendoj se potencialet që vendet tona kanë, sfidat me të cilat duhet të përballemi për një të ardhme më të sigurt për popujt dhe fëmijët tanë, si dhe të qenit pjesë e një hapësire fqinjësore, duhet të na nxisin të gjithëve për të shfrytëzuar të gjitha kapacitetet dhe mundësitë tona edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar.” – u shpreh Kreu i Shtetit shqiptar.

“Mundësitë e bashkëpunimit në sektorët e infrastrukturës dhe transportit, energjetikës, turizmit, bujqësisë, industrisë agro-përpunuese, etj., por edhe në projektet rajonale, veçanërisht ato të lidhura me Korridorin VIII, mund të shfrytëzohen edhe më mirë”, theksoi Presidenti Nishani.

nishani bullgari pritja

Ceremonia e pritjes së Presidentit Nishani në Sofje

“Shpirtit ndërmarrës të përfaqësuesve të bizneseve të të dy vendeve i duhet dhënë vëmendja e duhur. Dhe, në këtë këndvështrim vlerësoj se, shkëmbimi i informacionit mbi resurset dhe potencialet ekonomike të të dy vendeve, si dhe mundësitë për vendosje kontakti mes bizneseve, duhet të marrë një vëmendje më të madhe si nga institucionet shtetërore ashtu edhe nga vetë Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë.” – nënvizoi Presidenti.

Në mbyllje të fjalës së tij, duke siguruar për mbështetjen e fuqishme, Presidenti Nishani theksoi edhe njëherë se “është në interesin e përbashkët të dy vendeve tona, por edhe rajonit të Evropës Juglindore ku bëjmë pjesë, nxitja e mëtejshme e bashkëpunimit në frymën e miqësisë dhe interesit të ndërsjellë, ku bashkëpunimi ekonomiko-tregtar mbetet një prej komponentëve kryesore.”

Presidenti Bullgar, Plievneliev tha se po bëhen hapa seriozë për t’i lidhur me rrjetin e energjetik. Do të lidhemi me Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë, ndërkohë që ka kujtuar projektet e korridorit 8. “ Duam hekurudhë, linjë ajrore dhe autostradë me Shqipërinë. Duam një lidhje gazi, të kënaqur për TAP dhe se Bullgaria do të marrë masa serioze për t’u lidhur me TAP”, ka thënë Presidenti bullgar.

nishani ne takim me kryeministrin bullagr

Presidenti Nishani ne takim me Kryeministrin bullgar Borisov

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY